Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Yje mbi Butrint” apo “njerëz me dele”?!

Kritika ironike e Auron Tares ndaj qeverisë shqiptare pas pohimeve të një kubano-amerikani

by te Sheshi
13/07/2023
in Kritikë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
“Yje mbi Butrint” apo “njerëz me dele”?!

Auron Tare, studiues, ish-Drejtor i Butrintit, i ka kushtuar një kritikë me nota të forta ironike më shumë se një arkeologu të huaj, qeverisë shqiptare, e cila jua dha Butrintin amerikanëve për menaxhim, një precedent i panjohur deri më sot në sitet arkelogjike të UNESCO-s, kudo në botë.

Kundërshtar i fortë i kalimit të kësaj pasurie kulturore shqiptare në dorë të të huajve, qoftë dhe të amerikanëve, Tare tregon pasojat e kësaj praktike të diskutueshme, duke sjellë si provë qasjet e një njeriu që merret me Butrintin, një kubano-amerikani, përçues i teorive të Richard Hodges, arkeologut plot dritëhije me mision të gjatë në Butrint. Më saktë, fjala është për teori që e paraqesin Butrintin vetëm si grek, të palidhur me kulturën lokale. Përkthyer në kontekstin e sotëm, popullata rreth Butrintit, pra shqiptarët, janë thjesht “njerëz me dele”. Dhe këtu Tare ironizon fort me qeverinë: vetëm pasardhësit e “njerëzve me dele” mund ta dhurojnë kaq lehtësisht Butrintin te të huajt!

Ja ç’shkruan Tare:

Të shtunën e kaluar, në të njëjtin moment që Timo Flloko recitonte poezitë e tija të dashurisë në skenën e teatrit antik të Butrintit, gazetari Marin Mema transmetonte një intervistë me arkeologun amerikan David Hernandez të Universitetit të Cincinatt-it.

Në emisionin e tij në Top Channel, Mema kishte arritur t’i merrte atij një intervistë mbresëlënëse të shprehur në shqip, për të gjithë ata që kishin kohën dhe ngenë për ta dëgjuar.   

Me rëndësinë e titullit që mban, Prof. Hernandez, një kubano-amerikan, hidhte një teori sa interesante aq edhe të përfolur kohët e fundit mbi fatin historik të Butrintit. Sipas tij Prof. Hernandez që punon në Butrint prej kohësh nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës së Republikës, në këtë qendër antike nuk ka asnjë gjurmë të popullatave lokale të njohura me emrin e kaonëve apo të prasaibëve. Hernandez, me një siguri të plotë që i jep përvoja e gjatë e gërmimeve, thoshte se ky qytet antik nuk ishte asgjë më shumë se një koloni greke ku çdo gjë ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur mbi fatin e vendasve, Hernandes kishte një teori shumë mbresëlënesë: vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele në një qytet tërësisht grek.

Unë e njoh Hernandezin prej vitesh. Nuk më çudisin aspak teoritë e tij tashmë të artikuluara edhe në shqip. Dikur këto teori të Richard Hodges i pëshpëriste nëpër tavolina dhe ruhej që të mos i thoshte me zë të lartë. Mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.

Nën bekimin e autoriteteve shqiptare me bashkëdrejtor Institutin e Arkeologjisë dhe me mësuesin e tij shpirtëror të votuar nga Parlamenti shqiptar si administrator i Butrintit për 10 vjet, David Hernandez nuk ka më drojë për të folur mbi  “njerëzit me dele”, të cilët sipas tij nuk kishin asnjë lidhje me qytetin antik të Butrintit. Fundi i fundit, pasardhësit e këtyre barinjve janë sot në Parlamentin që votoi për Hodges-n që të drejtojë dhe të shkruajë mbi historinë e antikitetit të trojeve ku barinjte piqnin ndonje dele dhe e shkëmbenin me vazo plot piktura të prodhuara nga një kulturë superiore helene që kishte themeluar qytetin. 

Në një moment reflektimi ndoshta Hernandez mund të ketë të drejtë; ndoshta etërit e arkeologjisë shqiptare që pasuan Dr. Ugolinin në Butrint mund të na kenë gënjyer.

Duke dashur të ndjekin linjën nacionaliste kanë kërkuar një ngulim imagjinar për barinjtë e dikurshëm dhe i kanë vendosur ata në truallin e helenëve të ardhur nga deti.

Të frymëzuar nga burimet antike që flisnin për kaonë, prasaibë, molosë etj., shkolla arkeologjike shqiptare ndoshta ka gënjyer duke krijuar një lidhje imagjinare me ta, duke dashur që “njerëzit me dele” t’i bënin me patjetër të civilizuar, duke trazuar kështu ujërat e nacionalizmëz shqiptare. Por shkolla e vjetër nuk është më, nxënësit shqiptarë të Hodges-it, internacionalistë të thekur, miratojnë në heshtje këto teori, mjafton të ngjyejnë gishtin në mjaltin e projekteve. Tek tuk ndonjë zë i mekur flet për një publik tërësisht indifferent i shqetësuar vetëm për personazhet e telenovelave.

Dhe ja, me një argument të mbrojtur fort,   arkeologë amerikanë si Hernadez apo ai britanik si Hodges, na zgjojnë nga trallisja e gjumit nacionalist duke na treguar një të vërtetë të thjeshtë: ne ende vazhdojmë të jemi “njerëz me dele”. 

Ashtu si barinjtë e dikurshëm të botës antike që kishin frikë nga kultura brenda mureve të këtij qyteti, që nuk laheshin në banjat publike me dysheme mozaikësh, që nuk hynin dot në tempujt plot statuja, edhe sot e kemi frikë këtë qytet që na ra në pjesë papritur. I rrimë larg, i trembemi kulturës së tij, e shikojmë me përbuzje dhe për këtë arsye jua kemi dhe dhënë njerëzve të ardhur nga deti. Prandaj Hernandez dhe të tjerët pas tij kanë të drejtë: ne jemi pasardhës të “njerëzve me dele”. /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Next Post
Balla, zyrtarisht në krye të Rendit: Ky do jem unë…!

Balla, zyrtarisht në krye të Rendit: Ky do jem unë…!

BE-ja, plan kundër retorikës anti-myslimane

BE-ja, plan kundër retorikës anti-myslimane

Vuçiç: Vulin s’do të ishte sanksionuar nëse…

Vuçiç: Vulin s’do të ishte sanksionuar nëse…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni