Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Yee: Rrezik konfliktesh të reja në Ballkan, Rusia po minon integrimin

by te Sheshi
18/05/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Yee: Rrezik konfliktesh të reja në Ballkan, Rusia po minon integrimin

Nga Saimir Sulaj/ Uashington

Vendet e Ballkanit nuk mbizotërojnë më faqet e para të mediave ndërkombëtare, por rreziku për konflikte të reja është në rritje. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë një seance dëgjimore në Kongresin Amerikan kushtuar zhvillimeve të fundit në rajon, shprehu shqetësimin për gjendjen në shtete të ndryshme dhe theksoi se nëse këto probleme nuk do të zgjidhen, ato mund të acarohen deri në shpërthimin e konflikteve.

“Tensionet etnike në Ballkan janë në rritje. Dhuna e ditëve të fundit në Maqedoni nxjerr në pah sertësinë e problemeve politike atje. Teksa ecuria e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të mbesë në vend, qëndrueshmëria në Ballkan do të mbetet e cenueshme. Dhe pa reformat strukturore të nevojshme, Bosnja rrezikon të kthehet në një shtet të dështuar”, – tha zyrtari i lartë i Departmentit të Shtetit.

Rreziku rus dhe ekstremizmi 

Në mesin e këtyre problemeve, diplomati amerikan, që vizitoi rajonin vetëm disa ditë më parë, paralajmëroi rrezikun e depërtimit të mëtejshëm të ndikimit rus në Ballkan, apo të ISIS.

“ISIS dhe grupime të tjera të dhunshme po korrin sukses në rekrutimin e luftëtarëve dhe mbështetësve në Ballkan. Rusia po punon gjithnjë e më shumë për të minuar përparimin e Ballkanit. Kjo, duke nisur nga përpjekja për të rrëzuar qeverinë në Podgoricë, te mbështetja e mprehtë për retorikën separatiste në Bosnje-Hercegovinë, Rusia kërkon të pengojë integrimin në NATO dhe BE kudo që të mundet. Është e qartë se ne nuk mund ta marrim të mirëqenë qëndrueshmërinë dhe demokracinë në Ballkan. Rreziku i konflikteve të reja është në rritje dhe po ashtu në rritje janë edhe forcat kundër demokracisë. Të lëna në harresë, problemet në rajon do të acarohen dhe do të sjellin konflikte që në mënyrë të pashmangshme do ta tërheqin edhe SHBA-në. Megjithatë, me angazhim aktiv, ne mund ta mbajmë këtë rajon në rrugën euro-atlantike”, – theksoi Hoyt Brian Yee.

Ndërkohë që pyetjes së kongresmenit David Cicilline se a do të kenë ndikim për Ballkanin shkurtimet financiare për Departamentin e Shtetit, të propozuara nga administrata e re amerikane, Yee pranoi këtë rrezik dhe shtoi se nëse SHBA i kthen shpinën këtij rajoni, atëherë këta vende do të kërkojnë mundësi të reja, duke i kthyer sytë nga Rusia dhe Kina.

Kosova dhe dialogu me Serbinë

Pyetjes së drejtuesit të seancës, kongresmenit Dana Rohrabacher, nëse sheh optimizëm për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtari amerikan iu përgjigj se pavarësisht se procesi i dialogut ka qenë i ngadaltë dhe herë pas here i dhimbshëm, SHBA beson se është në rrugën e duhur. Yee shtoi se SHBA mbështet aspiratën e Kosovës për të krijuar ushtri. Sipas tij, SHBA ka diskutuar me autoritetet kosovare që prej vitit 2011 për hapat që duhen ndërmarrë në mënyrë që të krijohet ushtria.

“Ne e mbështesim krijimin e ushtrisë së Kosovës, por duhet bërë në përputhje me kushtet që ne kemi rënë dakord”, tha Yee.

Kriza politike dhe dhuna në Maqedoni

Pjesë e panelit të dytë ishin ish-kongresmeni me origjinë arbëreshe Joe DioGuardi, tashmë President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe studiuesit e njohur për çështjet ballkanike, Daniel Server dhe Gordon Bardos. Ish-kongresmeni DioGuardi, i cili ishte edhe nismëtari kryesor për mbajtjen e kësaj seance dëgjimore u përqendrua fort tek situata e fundit në Maqedoni dhe dhuna në Parlament. Ai kishte sjellë në sallë fotografi të dhunës së ushtruar ndaj Zijadin Selës nga huliganët maqedonas. DioGuardi ishte mjaft i ashpër në qëndrimin e tij dhe theksoi se çfarëdo zgjidhjeje që mund të ofrohet për krizën politike në Maqedoni, nuk do të zgjasë dhe se Gruevski do të bëjë çmos që ta pengojë koalicionin e ri qeveritar.

“Shqiptarët në Maqedoni, praktikisht nuk kanë të drejta në atë shtet. Pesë për qind serbë në veri të Kosovës, apo mbase janë edhe më pak, kanë më shumë të drejta se 40 për qind apo le të themi 35 për qind të shqiptarëve në Maqedoni. Ne duhet të punojmë që Departamenti i Shtetit të marrë një rol më aktiv për krijimin e një kornize që çon në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Duhet ndërhyrë në Kushtetutën e atij shteti që të pranohet që në vend ekzistojnë dy grupe të mëdha etnike që kanë të drejta të barabarta.

Unë besoj se është koha që SHBA ta kuptojë se duke braktisur Ballkanin e duke ia lënë atë Bashkimit Europian, ne kemi dështuar”, – theksoi DioGuardi.

Në diskutimin në Kongresin amerikan, drejtuesi i seancës Rohrabacher pyeti edhe për ndikimin që ka miliarderi George Soros në Ballkan, por zëvendës ndihmës se’kretari i Shtetit Yee i ‘cilësoi të ekzagjeruara akuzat e ditëve të fundit për rolin e Fondacionit Shoqëria e Hapur. Sipas tij, politikat e SHBA dhe BE nuk ndikohen nga interesat e Soros apo kujtdo tjetër. /tesheshi.com/

Related Posts

Cila është pasuria e Mbretit Charles?
Sociale & Shoqëri

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit
Amerika

SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

17/05/2025
Next Post

Fatmir Sejdiu dorëhiqet nga strukturat e LDK-së: Isa Mustafa po e dëmton partinë

Kjo është lista me 40 kandidatë për deputetë e AAK-së, 12 janë femra

Kjo është lista me 40 kandidatë për deputetë e AAK-së, 12 janë femra

Shkëlqen me Realin, Benzema lihet sërish jashtë kombëtares franceze

Shkëlqen me Realin, Benzema lihet sërish jashtë kombëtares franceze

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cila është pasuria e Mbretit Charles?

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

17/05/2025
Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni