Xi Jinping fitoi një mandat të tretë si president i Kinës pasi u rizgjodh në Kongresin e 14-të Kombëtar Popullor të premten.
Xi ishte i vetmi kandidat dhe u zgjodh unanimisht në Asamblenë e parë të Përgjithshme të Kongresit të mbajtur në kryeqytetin Pekin.
Han Zheng u zgjodh nënkryetar i Kinës, ndërsa Zhao Leji u zgjodh Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar Kinez.
I zgjedhur më parë president në 2013 dhe 2018 dhe pas 10 vitesh në detyrë, Xi u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar, duke u bërë lideri i parë në historinë e Republikës Popullore të Kinës që zgjidhet president për një mandat të tretë.
Xi do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak.
Në vitin 2018, ligjvënësit kinezë miratuan një amendament kushtetues që hoqi kufirin prej dy mandatesh për presidencën, duke lejuar Xi të sundojë pafundësisht. /tesheshi.com/