Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Xha Sulos i thyen hundët në Librazhd: ja kush është shefe Anila, e para femër që drejton një komisariat policie

Nga te Sheshi
26/05/2016
në Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 4 mins read
A A
Xha Sulos i thyen hundët në Librazhd: ja kush është shefe Anila, e para femër që drejton një komisariat policie
9
SHPËRNDARJE

Nga Bardha Nergjoni

anila popa

Koha e “xha Sulos” duket se ka përfunduar edhe në Policinë e Shtetit. Pasi kemi parë shumë femra police që patrullimin e kanë bërë një normalitet, tashmë kemi edhe të parën femër shefe komisariati. Ajo është Anila Popa, kryekomisare, oficere karriere, e cila ka kaluar gati 20 vjet në pozicione të ndryshme në Policinë e Shtetit; e diplomuar ne Lion dhe e trajnuar nga organizmat ndërkombëtarë. “Gruaja e hekurt”, siç e kanë cilësuar tashmë në komisariatin që drejton, është shembull përkushtimi dhe kërkon ta përmbushë detyrën e saj në më të mirën e mundshme.  Pas disa muajsh në detyre,  72 efektivat në varësi e kanë pranuar dhe po i binden pa bërë dallime paragjykuese.

Anila ka filluar punën në polici në periudhën më të vështirë, atë të trazirave të 97-tës, por që atëherë nuk e kishte menduar se do të bëhej drejtuese policie. Kryekomisare në gradë, gruaja e re prej disa muajsh drejton policinë lokale duke menaxhuar shumë mirë një komisariat si Librazhdi me probleme nga më të ndryshmet dhe situata që kërkojnë ndërhyrje dhe menaxhim rastesh.

12249575_1687160264903671_6950371002809850731_n

Prej 18 vjetësh në shërbim të Policisë së Shtetit, ajo ka ndjekur të gjitha shkallët e karrierës, që nga Akademia, studimet në Lion të Francës, pjesëmarrja në grupin e punës së mbështetur nga ICITAP për integrimin e femrave në polici etj. Fakti që Anila kishte ngjitur shkallët një e nga një, i dhanë asaj një mundësi që integrimi i femrave në polici të përfshinte edhe atë vetë.

“Rikthimi në terren e sidomos si drejtuese erdhi pasi u angazhova si grup pune në një projekt të ICITAP për integrimin e femrave në polici dhe rolet drejtuese. Në momentet e finalizimit u tërhoqa nga grupi i punës dhe vendosa të bëhem vetë pjesë e procesit të integrimit të femrave në polici. Në fakt nuk ishte një vendim i lehtë, pasi prej 6 vitesh punoja në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në strukturat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Por zemra ma thoshte se duhet të kthehesha në terren dhe kështu u bë”.

policet2

E në fakt Anila njihet për thyerjen e tabuve në Policinë e Shtetit. 19 vjet më parë ajo nis punën në polici kur ishin të pakta femra që zgjidhnin këtë profesion, sidomos për të shërbyer në terren.

“Në fakt hyrja ime në polici në atë kohë ishte një rastësi, por edhe një gjë që kishte lidhje me pasionin tim. Jam vajza e një oficeri policie dhe e dashuroja profesionin e babait, megjithëse ndonjëherë e kisha edhe inat pasi përkushtimi që kërkon kjo punë bën që të sakrifikosh pak edhe nga familja. Edhe pse e kisha shumë pasion drejtësinë, për rrethanat e kohës vazhdova studimet në gjuhë-letërsi. Mendoj se ka qenë edhe një lloj prirje zgjedhja e kësaj rruge pasi në shtëpi e kam ndjerë veten si djalin e munguar pasi ne ishim tre vajza. Kam trashëguar karakterin e fortë të babait dhe vendosmërinë e tij. Dhe ishte ai më shtyu që të angazhohesha në forcat e policisë.”

E sërish Anila nuk heq dorë nga studimet pasi vendos të vazhdojë Akademinë e Policisë ku mund të merrte njohuri shumë të mira juridike. Punon fort për të arritur qëllimet e saj deri në vazhdimin e shkollës së komisarëve në Lion të Francës. Sakrificat për të do të ishin të mëdha, por në fund pasioni i saj dhe këmbëngulja dhanë rezultatet.

72152_1541159001518_1167322_n

“Kam sakrifikuar  shumë dhe familja ime e ka përjetuar çdo fazë të karrierës sime mes sakrificash. Me bashkëshortin jemi njohur në universitet dhe fillimet kanë pasur edhe mosdakordësi, por në vazhdim kam pasur mbështetjen maksimale dhe vazhdoj ta kem. Bashkëshorti im më ka mbështetur në çdo hap që hedh.”

Edhe pse se vartësit e saj e kanë pranuar gjerësisht se komisariatin e drejton një grua, sërish mentaliteti dhe paragjykimet janë pjesë e të përditshmes edhe për Anilën si shefe komisariati.

“Gruaja në Shqipëri shpesh shikohet si nënë shumë e mirë, por në pak raste mund të shikohet në profesione që deri tani janë quajtur mashkullore. Edhe në pozicionin e ri kjo ka ndodhur megjithëse kam marrë shumë urime, shumë vlerësime edhe nga njerëz jashtë policisë dhe kjo ka bërë të ndjehem mirë.”

13254626_1708438579422324_3819810388129896442_n

Anila i ka të qarta objektivat e saj. Tashmë është ambientuar në komisariatin ku drejton dhe menaxhon me kujdes raste duke zbatuar ligjin dhe duke qenë shembull integriteti dhe morali.

E para shefe komisariati tashmë e ka kaluar “provën e zjarrit” dhe nuk përbën më një habi jo vetëm për Librazhdin por edhe në të gjithë Shqipërinë. Në pritje që të ketë ende më shumë femra në poste drejtuese, kryekomisare Anila Popa vazhdon me shumë korrektësi punën e saj që ka tashmë edhe rezultate konkrete duke treguar se edhe një femër mund të jetë një drejtuese shumë e mirë policie mjaft të ketë profesionalizëm dhe përkushtim.

Një police si ajo u bë dhe presidente, Atifete Jahjaga në Kosovë. Por shija paksa e hidhur që la ish-policja kosovare në drejtimin e shtetit të Kosovës, na bën që Anilën ta urrojmë që të jetë gjithnjë faqebardhë atje ku mund të japë më të mirën, në polici, tek rendi, tek siguria e qytetarëve, që është njëherësh dhe politika më efikase që mund të ushtrojë një drejtues në dobi të njerëzve dhe shoqërisë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO
Politikë

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”
Ekonomi

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre
Konflikti

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Lajme të tjera
Poetja palestineze Dareen Tatour në arrest shtëpie në Izrael për poezitë në arabisht

Poetja palestineze Dareen Tatour në arrest shtëpie në Izrael për poezitë në arabisht

Alarm: rrezik nga peshqit-vampirë, po shtohen në ujërat e ëmbla

Alarm: rrezik nga peshqit-vampirë, po shtohen në ujërat e ëmbla

Bashkia e Durrësit vendos për një muze të Nënë Terezës nën këmbët e xhamisë, kundërshtojnë muslimanët: Dako po shkel marrëveshjen

Bashkia e Durrësit vendos për një muze të Nënë Terezës nën këmbët e xhamisë, kundërshtojnë muslimanët: Dako po shkel marrëveshjen

TË FUNDIT

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

12 orë Më parë
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

12 orë Më parë
Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

14 orë Më parë
Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

15 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist