Një prej yjeve të futbollit hollandez të dy dekadave të fundit, Wesley Sneijder do t’i japë fund karrierës me përfaqsuesen e tulipanëve. 33-vjeçari që ka vendosur ta mbyllë ciklin e tij në rang klubesh duke luajtur me Gallatasarajin, ia ka bërë me dije këtë vendim trajnerit të kombëtares hollandeze, Ronald Koeman.
Sneijder e veshi fanellën e tulipanëve për herë të parë në vitin 2003 kundër Portugalisë. Ai luajti 133 ndeshje me fanellën portokalli ku shënoi 31 gola. Sakaq, ndër klubet ku bëri emër veçohet Interi. /tesheshi.com/