ryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, do ta vizitojë Kosovën të dielën, më 3 prill.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë. Kryeministri do të takohet me minatorët e ‘Trepçës’, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën,” tha Gjuriq për RTS, transmeton Klan Kosova.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë poashtu ka deklaruar se kjo vizitë është një mbështetje e fortë për serbët në Kosovë siç tha ai “në një kohë të vështirë dhe të paqëndrueshme”. /tesheshi.com/