Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka dërguar një mesazh homologut turk Rexhep Tajjip Erdogan me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit, duke u dhënë fjalëve të tij dhe një dimension vlerësimi politik.
“Me këtë rast dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të madh për punën tuaj të vështirë, e cila është respektuar jo vetëm nga qytetarët e vendit tuaj, por edhe nga shumë jashtë kufijve të saj”, tha Vucic.
Vuçiç ka shtuar se i kushton rëndësi të madhe zhvillimi të marrëdhënieve serbo-turke dhe se ai ishte i kënaqur që ato janë vazhdimisht në rritje, me dialog gjithnjë e më intensiv politik dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
“Serbia, si një mike e vërtetë dhe partner i besueshëm i Turqisë do të japë mbështetje të plotë për punën e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim, sesioni i dytë i të cilit do të mbahet gjatë vizitës suaj të ardhshme”, tha Vucic.
Vuçiç shprehu shpresën se së shpejti do të mirëpriste Erdoganin përsëri në Serbi.
“Do të jetë një nder i madh që së shpejti t’ju pres në Serbi për të festuar një përvjetor të rëndësishëm – 140 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e Vuçiçit. /tesheshi.com/