Pas formimit të qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin e presidentes së re Vjosa Osmani, homologu serb i kësaj të fundit Aleksandër Vuçiç ka vlerësuar se deklaratat nga krerët e rinj të Kosovës nuk janë inkurajuese.
“Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën se çfarë prisnin? Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç në Pink TV. /tesheshi.com/