Pas vrasjes më të fundit në Shkodër, ku një 31-vjeçar iu gjend i vdekur teksa kishte shkuar për kalërim, ka reaguar kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi. E njohur si një gricëse e rregullt me kryeministrin Rama, siç ky i fundit ndaj saj, ajo nuk ka mundur të mos e shoh edhe politikisht këtë që po ndodh në qytetin verior.
“Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë!.
“Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim”, përfundon kryebashkiakja Ademi.
Krimi i shtuar në Shkodër është shoqëruar dhe nga forca e ulët zbuluese, në nivele gati zero. /tesheshi.com/