Tre muaj pas ekzekutimit të ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku, policia tashmë e ka një të arrestuar.
Ai është 24 vjecari iniciale Mikel. SH nga Kuçova. Ai u shoqërua nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen. I riu u ndalua mëngjesin e kësaj të diele në afërsi të pallatit me shigjeta.
Në meomentin e arrsetimit, policia bën me dije se ai udhëtonte në një makinë me dy miqtë e tij nje djalë dhe nje vajze kur u ndalua nga forcat operacionale. Agjentet po ndiqnin lëvizjet e te riut prej disa ditësh.
Uniformave blu thanë se provat e mbledhura në vendngjarje korrespondojnë me ADN e tij. Gjurmët janë gjetur në një bluzë që dyshohet se ai e kishte hequr pas vrasjes së Cukut dhe më pas e kishte hedhur disa metra tej në afërsi të rrethrrotullimit te sheshi Ëilson.
24-vjecari po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për arrestimin e tij. Deri më tani dihet se i riu nga Kuçova është me precedentë penalë i njohur nga blutë për shpërndarje e përdorim të narkotikëve
Ish komisari Artan Cuku mbeti i vrarë mbrëmjen e 8 prillit, në hyrjen e pallatit ku banonte.
Pak ditë më vonë policia publikoi dhe pamjet e autorit të marrë nga kamerat e zonës, pas së cilës kanë mbërritur dhjetëra telefonata. /tesheshi.com/