Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pranuan atë që e quajtën “gabim” gjatë një sulmi ajror në gusht, në Dahyan të Jemenit, ku u vranë 51 persona, 40 prej tyre fëmijë.
Sulmi u krye më datë 9 gusht, mbi një autobus që transportonte fëmijë, si dhe një në treg në Saada, një bastion i rebelëve Houthi në veri të Jemenit.
Ngjarja shkaktoi një valë zemërimi ndërkombëtar ku u bë thirrje për nisjen e një hetimi.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për një hetim të besueshëm dhe transparent.
Ndërsa nga koalicioni arab u tha se u qëllua një autobuz që mbante kryengritësit.
Në një konferencë shtypi në Riad, zëdhënësi i komisionit të ngarkuar me hetimin e sulmeve nga ana e koalicionit, Mansour al-Mansour këmbënguli duke thënë se autobusi mbante udhëheqësit Houthi, sipas informatave nga shërbimet e inteligjencës.
Por sulmi ishte provokuar, shtoi ai, duke iu referuar vdekjes së fëmijëve dhe ka shtuar se ata që janë përgjegjës duhet të dënohen.
Koalicioni ka pranuar disa gabime, por rregullisht akuzon houthinjtë për vendosjen e tyre në mesin e civilëve dhe përdorimin e këttyre të fundi si një mburojë njerëzore. /tesheshi.com/