Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vozitje a luftë? Kosova, 7 viktima aksidentesh në dy javë

by te Sheshi
20/07/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Vozitje a luftë? Kosova, 7 viktima aksidentesh në dy javë

Nga Bashkim Kastrati

Sezoni i verës siç duket po sjellë më së shumti aksidente të trafikut në Kosovë. Ngasja me shpejtësi të madhe dhe mospërshtatja e shpejtësisë me rrugët, zakonisht janë shkaktarët kryesor të aksidenteve të rënda, e që shpesh janë edhe fatale.

Gjithashtu gjatë sezonit të verës ka prani të madhe të automjeteve të mërgimtarëve, të cilët njihen se në të shumtën e rasteve vozisin me shpejtësi të madhe.

As qindra tiketa që zakonisht shqiptohen nga Policia e Kosovës brenda 24 orëve nuk po ndikojnë që të ulet numri i aksidenteve. Vetëm në 15 ditshin e parë të muajit korrik policia ka shqiptuar hiq më pak se 18 mijë e 90 tiketa.

Pavarësisht thirrjeve dhe fushatave të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, në respektimin e rregullave dhe vozitje të kujdesshme në komunikacion, numri i aksidenteve rrugore me fatalitet në rrugët e Kosovës vazhdon të mbetet shumë i lartë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës vetëm në pjesën e parë të muajit korrik në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën shtatë persona.  Ndërsa numri i aksidenteve, të cilësuara me lëndime, për 15 ditët e para të korrikut, ka shkuar në 264, duke lënë të lënduar 490 persona. Po në këtë periudhë kohore numri i aksidenteve, të cilësuara më dëme materiale ka qenë 356 aksidente në trafik.

Pra në total numri i përgjithshëm i aksidenteve në 15-ditshin e parë të korrikut ka shkuar në hiq më pak se 623, me një numër të tiketave të shqiptuara.

Duke marrë parasysh këtë situatë, janë duke u bërë fushata nëpër media dhe rrjete sociale që shoferët të ngasin me kujdes nëpër rrugët e Kosovës dhe të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP). Ky institut ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve në trafik.

IKSHP përmes një njoftimi për media referuar statistikave të Policisë së Kosovës thekson se vetëm në periudhën janar-qershor të këtij viti 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe 5,629 persona janë lënduar lehtë e rëndë.

Vetëm gjatë muajit maj 2018 në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 1,176 aksidente, 9 prej tyre kanë qenë fatale me 11 persona të vdekur. Gjithashtu kanë ndodhur 660 aksidente me dëme, 506 aksidente me 974 persona të lënduar.

Në vitin 2017 kanë ndodhur gjithsej 17,695 aksidente me 122 aksidente fatale dhe 137 persona të vdekur. Brenda këtij viti Policia e Kosovës ka shqiptuar 396,924 tiketa për kundërvajtje në komunikacion.

Sipas IKSHP-së, shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit, substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë, trajnimi joserioz gjatë dhënies së provimit për shofer, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet ngase akoma në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, ku infrastruktura është problematike dhe drejtuesit e mjeteve janë të pakujdesshëm gjatë vozitjes.

“Te autorët e aksidenteve vërehet mungesë e edukatës qytetare për rregullat e qarkullimit të këmbësorëve dhe të automjeteve, mosdhënien e përparësive në komunikacion në mes tjerash si persona egocentrik, të prirur të perceptojnë se bota sillet vetëm rreth tyre, vështirë të shohin rrethin dhe të akseptojnë të tjerët, ku veten e perceptojnë në piedestalin e kontrollit absolut ndaj të tjerëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e IKSHP-së.

Ekspertët e Institutit Kombëtar alarmojnë dhe paralajmërojnë se poqëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme.

Duke marrë parasysh situatën alarmante IKSHP jep këto rekomandime:

  • Përpilimi i një plani të veprimit për parandalimin e aksidenteve dhe aprovimi me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.
  • Zbatimi me rigorozitet i Ligjit për komunikacionin deri në ndalesën e vozitjes për shkelje të rënda të përsëritura.
  • Me programe të ndryshme edukativo–informative të vetëdijesohen njerëzit e posaçërisht vozitësit për rolin e tyre në parandalimin e aksidenteve të cilat ndodhin si pasojë e gabimeve të tyre si dhe aftësimi për të ofruar ndihmën e parë.
  • Angazhimi i mas-mediave në kampanja të ndryshme që kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve.
  • Me fillimin e vitit të ri shkollor të sensibilizohet çështja e sigurisë së fëmijëve në komunikacion duke organizuar orë edukativo – arsimore për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion, mësimi sistematik i rregullave të komunikacionit.
  • Largimi i menjëhershëm i automjeteve të vjetra nga qarkullimi, kontrolli teknik rigoroz i të gjitha automjeteve.
  • Kontrollimet mjekësore të rregullta, periodike dhe plotësuese me vlerësim rigoroz të shëndetit mendor.
  • Të rregullohet infrastruktura rrugore, të bëhet mirëmbajtja e rrugëve dhe të kompletohet sinjalizimi.
  • Drejtuesit e automjeteve t’i përmbahen me përpikëri shenjave të komunikacionit dhe kodit të mirësjelljes qytetare.
  • Inspektimi rigoroz i autoshkollave dhe kritereve për marrjen e patentë shoferëve.
  • Këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Ditë më parë ka ndodhur një aksident shumë i rëndë, i cili ka tronditur tërë opinionin kosovar.

Një bashkatdhetar që ka jetuar në Zvicër ka humbur jetën bashkë me gruan, dy fëmijët dhe nënën e tij. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Duhël – Suharekë derisa automjeti është përplasur me një autobus. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
Hulumtimi: nuk është afetarizmi që sjell zhvillim ekonomik, por e kundërta

Hulumtimi: nuk është afetarizmi që sjell zhvillim ekonomik, por e kundërta

Ekstradohet atentatori i Lul Berishës, si dështoi ta vriste në 2005-ën

Ekstradohet atentatori i Lul Berishës, si dështoi ta vriste në 2005-ën

Dialogu me Serbinë, thirrje të ndalet Hashim Thaçi

Dialogu me Serbinë, thirrje të ndalet Hashim Thaçi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni