Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    A është një krizë në BE në horizont?

    A është një krizë në BE në horizont?

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Votimi në parlament: laburistët premtojnë luftë pas refuzimit për të pranuar 3 mijë fëmijë refugjatë

by te Sheshi
26/04/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Votimi në parlament: laburistët premtojnë luftë pas refuzimit për të pranuar 3 mijë fëmijë refugjatë

Ministri në hije i emigracionit nga partia Laburiste, Keir Starmer, premtoi se “lufta do të vijojë” për të detyruar Britaninë e Madhe të bëjë më shumë për të ndihmuar me mijëra fëmijë refugjatë të pashoqëruar që kanë mbetur të bllokuar në Europën kontinentale.

Në votimin e mbajtur gjatë natës në parlament, qeveria mposhti ngushtë amendamentin e laburistëve ndaj ligjit të emigracionit, që do të bënte që vendi të pranonte 3 mijë fëmijë refugjatë.

Por duke folur për mediat, Starmer tha: “Ne nuk mund t’u kthejmë shpinën atyre fëmijëve në gjendje të vështirë në Europë, dhe historia do të na gjykojë për këtë”. Ai shtoi se lufta nuk ka marrë fund. Laburisti reagoi me zemërim edhe ndaj sugjerimit të disa kundërshtarëve politikë se propozimi për të pranuar fëmijët që ndodhet në Europë mund të krijojë një faktor “nxitës” për të tjerët.

Ndërkaq, autoritetet britanikë thanë gjatë debatit në parlament se qeveria nuk mund të mbështesë një politikë e cila “mund të krijojë një situatë ku familjet e shohin si avantazh dërgimin përpara të  fëmijëve të tyre të pashoqëruar, duke i lënë në duart e trafikantëve, duke u vendosur jetën në rrezik në përpjekjen e tmerrshme për të kaluar detin drejt Europës e që mund të sjellë pasoja nga më të pabesueshmet”.

Por laburistët këmbëngulin se ajo që thotë qeveria është se këta fëmijë duhen lënë në mëshirën e fatit, e nëse bëhet diçka për ta, të tjerë do të ndjekin shembullin e tyre. “Nuk jam i përgatitur të marr këtë pozicion”, tha Starmer.

Deputetët votuan kundër propozimit me 294 vota ndaj 276 kundër, pasi Home Office arriti të bindë rebelët me më shumë ndikim në radhët e konservatotëve se po bënte mjaftueshëm për të ndihmuar fëmijët refugjatë në Siri dhe në vendet fqinje. Amendamenti u mbështet nga laburistët, dhe disa parti të vogla.

Vetëm disa deputetë konservatorë votuan në favor të pranimit të fëmijëve refugjatë. Një prej këtyre, Tania Mathias, tha se pranimi i fëmijëve  që ndodhen në rrezik në Europë ishte gjëja e duhur.

Pas refuzimit të amendamenteve, laburistët kanë hartuar me shpejtësi një propozim alternative që do të shqyrtohet nga Dhoma e Lordëve. Në vend të referimit ndaj një numri të caktuar refugjatësh, amendamenti i ri përpiqet të shkatërrojë pretendimin e qeverisë për ndikimin financiar duke mos e caktuar sa do të pranohen, e duka ia lënë këtë vendim qeverisë në konsultim me autoritetet lokale.

Yvette Cooper, kryetare e task-forcës për refugjatët në partinë Laburiste apeloi konservatorët të votojnë propozimin. Pas debatit ajo tha se është tepër e zhgënjyer nga qëndrimi i parlamentit. “Me mijëra fëmijë janë duke fjetur jashtë në Europë sonte, të pambrojtur ndaj shfrytëzimit dhe abuzimeve e Britania nuk duhet t’u kthejë shpinën”.

Një adoleshent refugjat nga Siria që u takua me laburistët për një aktivitet jashtë parlamentit argumentoi se qeveria nuk ka të drejtë në pretendimin se i ndihmon më mirë fëmijët refugjatë në rajon.

Minoreni udhëtoi përmes 17 shteteve nga Siria deri sa mbërriti në Kale e më pas në Britani. Përmes një përkthyesi ai tha: “Pjesa më e madhe e fëmijëve në kampe i kanë familjet dhe prindërit, por ata që janë të bllokuar në Europë dhe në Kale janë shumë të pambrojtur për shkak se njerëz të tjerë mund t’i bëjnë keq. Ky është ndryshimi thelbësor mes fëmijëve në Europë dhe atyre në kampe.

Të paktën, 95,000 fëmijë të pashoqëruar vlerësohet se kanë aplikuar për azil në Europë, vitin e kaluar.

Agjencia e shërbimeve të inteligjencës së BE-së, Eruopol në janar tha se 10 mijë fëmijë të pashoqëruar janë zhdukur pasi kanë mbërritur në Europë duke paralajmëruar se shumë prej tyre janë bërë pre e bandave kriminale.

Javën e kaluar, ministria e brendshme britanike njoftoi se do të jepte mbështetje për 3 mijë fëmijë refugjatë në kampet e Lindjes së Mesme, por Save the Children dhe organizata të tjera vlerësuan se premtimi është thjesht një përsëritje e njoftimeve për ndihmë dhe se qeveria nuk po arrin të ofrojë ndhmë për fëmijët që kanë mbetur pa mbështetje në Europë.

Por, deklaratat e qeverisë duket se ka bindur disa deputetë konservatorë që ishin shprehur të shqetësuar për këtë çështje.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael
Kryesore

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab
Kryesore

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza
Lindja e Mesme

OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

17/07/2025
Next Post
Ja çfarë ndodh me foshnjën tuaj nëse e lini të qajë

Ja çfarë ndodh me foshnjën tuaj nëse e lini të qajë

Kreu i Parlamentit në Turqi: Kemi nevojë për një kushtetutë islame

Kreu i Parlamentit në Turqi: Kemi nevojë për një kushtetutë islame

Kryekuvendari Veseli kërkon nga koalicioni qeveritar të mbajnë premtimin për punësim

Kryekuvendari Veseli kërkon nga koalicioni qeveritar të mbajnë premtimin për punësim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, mesazhe të forta për Sirinë, Izraelin e puthadorët e këtij të fundit

Erdogan, mesazhe të forta për Sirinë, Izraelin e puthadorët e këtij të fundit

17/07/2025
Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

17/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni