Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Votimet e pjesshme në vite: aty ku ka fituar gjithmonë pushteti dhe ku Edi Paloka ka mundur Luan Zhegun

by te Sheshi
11/09/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Votimet e pjesshme në vite: aty ku ka fituar gjithmonë pushteti dhe ku Edi Paloka ka mundur Luan Zhegun

Zgjedhjet e sotme në bashkinë e Dibrës kanë hyrë në aktin final, që është tashmë votimi dhe nxjerrja e rezultatit.

Për më shumë se dy muaj, Bashkia Dibër u kthye në arenë të politikës shqiptare, ku u zhvendosën e u përplasën të mëdhenjtë.

Qëllimi për të përfituar politikisht nga rezultati për kreun e një njësie vendore në veri të vendit ka bërë që opozita dhe mazhoranca të harxhojnë të gjitha arsenalet, të ligjshëm dhe paligjshëm që kontrollojnë.

Por zgjedhjet e pjesshme që janë zhvilluar në Shqipëri gjithë këto 25 vite kanë një histori të çuditshme.

Votimet jashtë radhe për deputetë apo për kryetar bashkie a komune, në pjesën më të madhe të tyre, apo gjithmonë, janë fituar nga pushteti i radhës.

Duke qenë se në këtë rast qeveria e ka më të lehtë të derdhë paratë dhe të mirat materiale në një zonë të vetme, edhe banorët e këtyre zonave kanë qenë pragmatistë dhe kanë zgjedhur përfaqësuesin e pushtetit, pasi janë “llastuar” më për së afërmi nga qeveritë, e kësisoj kanë përfituar inverstimet, thasët e miellit apo lekët në dorë për të votuar.

Me një fjalë, në këto zgjedhje të pjesshme kanë pasur më shumë vëmendjen e politikanëve të lartë fare, të cilën nuk e kanë në zgjedhjet e përgjithshme, e ku më së shumti një deputet do të japë premtime.

E në zgjedhjet e pjesshme, banorët e këtyre zonave kanë fatin që vetë kryeministri dhe e gjithë qeveria të shpërngulet tek ata.

E njëjta ka ndodhur edhe në Dibër, ku ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri nuk është kthyer për asnjë ditë në Tiranë, ndërsa Edi Rama ka shkuar 3 herë.

Zgjedhje të pjesshshme në Shqipëri janë zhvilluar disa, por më emblematiket janë pak prej tyre.

Kështu për shembull, në vitin 2002, në Bulqizë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për deputetë ngaqë parlamentari i sapozgjedhur i PS-së, Ismail Lleshi dha dorëheqjen papritur.

Aty fitoi Ardit Kaja, një drejtues lokal i KESH-it, ndërmarrje që qarkullonte miliona.

Kryeministër në atë kohë ishte Ilir Meta, i cili bëri fushatë të fuqishme tek njerëzit e varfër të Bulqizës. Por duhet thënë se PD-ja nuk zhvilloi përpjekje për ta marrë zonën.

Zgjedhje të tjera të pjesshme emblematike janë ato të vitit 2007 në Mokër të Pogradecit.

Pas vdekjes si pasojë e një aksidenti të deputetit të PD-së, Besnik Jaçelli, u shkua sërish tek kutitë e votimit.

U zhvillua një përpjekje e fortë ndërmjet mazhorancës së asaj kohe, PD-së dhe pozitës së Edi Ramës, që dërgoi si kandidat jo një zyrtar të PS-së, por moderatorin e atëhershëm të emisionit Fiks Fare, Saimir Kodra.

Dhe ndodhi që në fushatë u angazhua thuajse gjithë stafi i Top Channel-it.

Një deputet ishte shumë i rëndësishëm pasi do të ndikonte në zgjedhjen e Presidentit, për të cilin mazhoranca nuk i kishte votat.

Kurse PD-ja kandidoi Erlis Hoxhën, një jurist me reputacion dhe politikan i moderuar.

Në fund fitoi qeveria, qetë fare dhe pa asnjë kokëçarje, duke e detyruar Saimir Kodrën që të kthehet tek Doktori i lënë vetëm në studion e Fiks-it.

Po në kohën e PD-së, nuk arriti që të fitonte as vetë Luan Zhegu, këngëtari i njohur dhe popullor, që i kandiduar nga PS-ja u përball në zgjedhje të pjesshme me Edi Palokën, që sigurisht, gjykuar nga statura publike e hedh në tuç pa asnjë problem politikanin e djathtë me profil ordiner. Por fuqia e pushtetit bëri të vetën.

Tjetër shembull emblematik i zgjedhjeve kur fiton pushteti është edhe vjeshta e vitit 2013, kur pas emërimit të Niko Peleshit si zv.kryeministër, u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për kreun e bashkisë Korçë.

Lulzim Basha sapo ishte zgjedhur në krye të PD-së dhe synoi një rezultat pozitiv për të treguar aksionet e tij politike.

Në Korçë u zhvillua një fushatë e fortë, madje pati akuza edhe për financime studentësh që i sillnin me autobus për të votuar.

Në fund fitoi përfaqësuesi i PS-së.

Po në nëntor të vitit 2013 u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për kreun e komunës së Karbunarës, të cilat sërish u fituan me diferencë të thellë nga PS, pra nga pushteti.

Por sot në Dibër nuk dihet nëse ky rit i pacënuar do vazhdojë, edhe pse doktorët  rrallë dalin të humbur në zgjedhje. /tesheshi.com/  

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Si t’i mësoni fëmijët t’i kthehen rutinës së zakonshme pas pushimeve verore?

Çfarë tregon radha e lindjes për personalitetin tuaj?

Kerber fiton turneun US Open dhe bëhet numri një në botë në tenisin e femrave

Kerber fiton turneun US Open dhe bëhet numri një në botë në tenisin e femrave

Kujdes! Shmangni konsumimin e lëngut të qitros kur merrni ilaçe. Ja arsyeja

Kujdes! Shmangni konsumimin e lëngut të qitros kur merrni ilaçe. Ja arsyeja

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni