Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Votat që mund të humbasë Biden për shkak të Izraelit

Zemërimi arabo-musliman në SHBA me presidentin demokrat

by te Sheshi
25/10/2023
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Votat që mund të humbasë Biden për shkak të Izraelit

Arabët dhe muslimanët amerikanë po kritikojnë përgjigjen e Presidentit Joe Biden ndaj luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke kërkuar që ai të bëjë më shumë për të parandaluar krizën humanitare në Gaza ose rrezikon të humbasë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 2024.

Shumë arabo-amerikanë e akuzojnë Bidenin se nuk ka bërë mjaftueshëm për një armëpushim humanitar, pavarësisht se palestinezët vdesin duke ikur nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës, thanë më shumë se një duzinë profesorë, aktivistë, anëtarë të komunitetit dhe zyrtarë të administratës.

Frustrimi në rritje mund të ndikojë në rizgjedhjen e Biden në një garë ku kundërshtari i tij më i mundshëm është ish-presidenti Donald Trump.

Në Michigan, arabo-amerikanët përbëjnë pesë për qind të votuesve

Në Michigan, i cili herë voton demokratë dhe herë republikanë, arabo-amerikanët përbëjnë pesë për qind të votuesve. Në shtete si Pensilvania dhe Ohajo që janë njësoj të favorshme për të dyja palët, mbështetja arabe është 1.7 deri në 2 për qind, tha Jim Zogby, president i Institutit Arabo-Amerikan.

Biden fitoi Michiganin me 50,6 për qind të votave në vitin 2020, ndërsa Trump mori 47,8 për qind të votave në atë shtet. Pensilvania ishte për Biden me 50,01 për qind të votave dhe për Trump 48,84 për qind, me një diferencë prej më pak se 81,000 votash.

Amerikanët arabë dhe muslimanë nuk kanë gjasa të mbështesin Trumpin, por mund të abstenojnë dhe të mos votojnë për Biden, thonë disa aktivistë.

“Unë mendoj se do t’i kushtojë atij Michigan,” tha Laila El-Haddad, një shkrimtare dhe aktiviste nga Gaza me një adresë në Maryland.

Abdullah Hammoud, kryetari i parë arab i Dearborn, Michigan, shtëpia e komunitetit më të madh musliman të Amerikës, kritikoi Biden për mosdënimin e masës së Izraelit për të ndërprerë ujin dhe energjinë elektrike për më shumë se dy milionë palestinezë në Gaza.

“Asgjë nuk mund të na kishte përgatitur për fshirjen e plotë të zërave tanë dhe heshtjen e plotë të atyre që zgjodhëm për të na mbrojtur dhe përfaqësuar”, shkroi ai në X. “Anëtarët e familjeve tona të bllokuara në Gaza janë injoruar, thirrjet tona për një armëpushim janë mbytur nga daullet e luftës,” shtoi ai.

“Gjenocidi që synon të gjithë popullsinë palestineze”

Bombardimi i Gazës nga Izraeli “tani kufizohet me gjenocidin që synon të gjithë popullsinë palestineze”, tha CAIR, grupi më i madh i të drejtave muslimane në SHBA, duke shtuar se zyrtarët qeveritarë do të ishin “bashkëpërgjegjës për spastrimin etnik të Gazës” nëse nuk do të ndërhyjnë.

“Nëse shikoni retorikën, është e pabesueshme që tani ata po përpiqen të dërgojnë miliarda e miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin, së bashku me 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për palestinezët,” tha Sa’ed Atshan, një palestinez i cili jep mësime për studimet e paqes në Universitetin Swarthmore në Pensilvani.

Edhe ish-shefi i Bidenit, Presidenti Barack Obama, zakonisht një mbështetës i pasionuar i politikave të Bidenit, ofroi publikisht këshilla të mprehta të hënën, duke i bërë thirrje SHBA-së të vazhdojë të udhëheqë botën “në përshpejtimin e ndihmës kritike dhe furnizimeve për popullsinë gjithnjë e më të dëshpëruar të Gazës”. /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Next Post
Mizoria izraelite në Gaza, kujtimet e masakrave të Sabra-s dhe Shatila-s

Mizoria izraelite në Gaza, kujtimet e masakrave të Sabra-s dhe Shatila-s

Ç’tha piloti që tentoi të fikte motorët e avionit gjatë fluturimit?

Ç’tha piloti që tentoi të fikte motorët e avionit gjatë fluturimit?

“Le ta dijë bota…”, mesazhi që u përcoll nga mimberi i Haghia Sophia-s

“Le ta dijë bota…”, mesazhi që u përcoll nga mimberi i Haghia Sophia-s

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni