Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin përshëndet miratimin e reformës në drejtësi, duke thënë se ky është vetëm suksesi i parë.
Ajo falënderon gjithë kontributorët për arritjen e konsensusit dhe miratimin e draftit të drejtësisë, duke shtuar ka ende suksese që duhen arritur, dhe në këtë drejtim bën thirrje për t’iu kthyer punës.
“Ky është vetëm suksesi i parë mes shumë suksesesh të tjera që duhen të arrijmë së bashku për dobinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar. Le t’i kthehemi punës!”, – thotë Vlahutin në mesazhin e saj. /tesheshi.com/