Kanë ardhur edhe reagimet e para nga politikanët kosovarë pas rezultatit të referendumit për largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka reaguar i pari, përmes një postimi në faqen e tij në Twitter, menjëherë pasi mediat britanike lajmëruan se Britania e Madhe ka votuar të dalë nga BE-ja.
Çollaku ka shprehur shqetësim për këtë, duke thënë se sot është një ditë e trishtuar.
“Kjo është një ditë e trishtuar! Anëtarësimi i Britanisë së Madhe në BE ishte një frymëzim për të gjithë ne që aspirojmë t’i bashkohemi,” ka shkruar Çollaku. /tesheshi.com/