Përgatitjet për takim udhëheqësit e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-un në Vietnam, ka bërë që rruga drejt një stacioni treni në kufi me Kinën, nga ku duhet të kalojë Kim për të shkuar në Hanoi, gati të bllokohet në emër të masave të sigurisë.
Duke iu referuar burimeve të paidentifikuara dhe mediave shtetërore, Reuters thotë se Kim do të udhëtojë drejt Vietnamit me tren, i cili do të ndalojë në stacionin kufitar Dong Dang.
Kim pastaj do të zbresë dhe do të udhëtojë drejt Hanoit me makinë, në një rrugë prej 170 kilometrash.
Në pritje të “një ngjarjeje të rëndësishme”, policia e Vietnamit po përforcon nivelin e sigurisë në stacionin kufitar në Dong Dang.
Komiteti Kombëtar i provincës Long Son, në të cilin gjendet stacioni, tha se siguria në rrugë do të rritet dhe do të jetë nga data 24 shkurt deri më 28 shkurt.
Vendndodhja e preferuar për mbajtjen e takimit është qëndrimi qeveritar në Hanoi, ndërsa hoteli “Metropol” u zgjodh si një vend rezervë.
Më parë, në një takim historik, ata u takuan qershorin e kaluar në Singapor. /tesheshi.com/