Që muzika ka një ndikim dhe potencial të madh tek të gjithë, kjo është e qartë dhe është vërtetuar prej kohësh, por ky eksperiment ka lënë që të gjithë me gojën hapur. Një video e re e pabesueshme tregon një risi shkencore: fëmijët në javën e 16-të të shtatzënisë u përgjigjen sinjaleve zanore.
Ndodh me të vërtetë kështu. Edhe pse janë shumë të vegjël, ata u përgjigjen impulseve duke lëvizur gojën dhe gjuhën dhe praktikisht është si të tregojnë kënaqësi apo një mënyrë argëtimi.
Është vërtetuar se në 87% të rasteve fetusi u përgjigjet pozitivisht stimujve. Femrat, në një gjendje të shtatzënisë mes javës së 14 dhe të 39-të, janë stimuluar muzikisht nëpërmjet një pajisjeje audio. Shikoni në video reagimin e fetusit./tesheshi.com/