Kompania Throwflame në Shtetet e Bashkuara filloi shitjen e një droni që shërben si një flakëhedhës, i quajtur TF – 19 WASP Flamethrower.
Droni është bërë nga fibra karboni. Më shumë se 3.7 litra karburant mund të mbahen në rezervuarin e tij. Gjuha e flakës shkon deri në 7.6 metra.
Throwflame pretendon se ky dron mund të blihet ligjërisht dhe se nuk konsiderohet armë. Ata që blejnë dhe e përdorin këtë dron, duhet thjesht të respektojnë ligjet e SHBA-së në lidhje me dronët.
Kompania shpjegoi se pse ajo bëri një gjë të tillë. Ndër të tjera, ata treguan se mund të përdoret për pastrimin, heqjen e dëmtuesve dhe djegien e barërave të këqija. /tesheshi.com/