Një tërmet me magnitudë 6.6 në Rihter, epiqendra e të cilit ishte në shtetin e Chiapas, në jug të Meksikës, shkaktoi dëme materiale dhe në Guatemalë, thanë autoritetet e atij vendi.
Epiqendra e tërmetit ishte 37 km në jugperëndim të Ciudad Hidalgo, pranë kufirit të Guatemalës dhe rreth 62 km të thellë, sipas institutit sizmik meksikan.
Tërmeti u ndihej në kryeqytetin Meksiko dhe njëherësh dëmtoi tre rrugë në Guatemalë, ku pati dhe tre persona të plagosur.
Në jug të Guatemalës, në Suchitepequez, një mur shkolle u rrëzua dhe një kishë u dëmtua.
Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të tërmetit.
Në shtator 2017, nga dy tërmete të fuqishme, një prej të cilëve me një forcë prek 8.2 ballë, shkaktoi vdekjen e 465 personave dhe dëmtimin e 184.000 shtëpive. /tesheshi.com/