Elizabeth el-Nakla, vjehrra e kryeministrit skocez Humza Yousaf, bëri thirrje për ndihmë në atë që ajo tha se ishte video-mesazhi i saj i fundit nga Gaza, ku mbeti e bllokuar pasi Izraeli filloi një fushatë bombardimi ndërsa ajo ishte për vizitë në familjen.
“Ky është video mesazhi im i fundit nga Gaza. Ka një milion njerëz, pa ushqim, pa ujë.
Ku është njerëzimi, ku janë zemrat njerëzore në botë? Pse e lejojnë këtë të ndodhë në këtë kohë?
Zoti na ndihmoftë”, tha Elizabeth el-Nakla.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 2,215, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë palestineze, duke shtuar se 724 fëmijë dhe 458 gra ishin në mesin e të vdekurve.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi të shtunën se mungesa e ujit vë në rrezik më shumë se dy milionë njerëz në Gaza. /tesheshi.com