Ambasadorja e Kosovës në Kombet Bashkuara, Vlora Çitaku ka thënë se nga fundi sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ka sulmuar verbalisht atë dhe delegacionin e Kosovës duke e fyer.
“Ata me të cilët jeni ulur janë kolonizatorët tuaj”, tha Ivica Daçiç, duke iu referuar përfaqësuesve diplomatikë nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sipas ambasadores Çitaku, kreu i diplomacisë serbe ka vepruar sikur të ishte në kafene e jo në Selinë e Kombeve të Bashkuara.
Në pamjet e publikuara nga Citaku, dëgjohen fyerjet e ministrit serb.
Siç është raportuar, reagimi Daçiçit erdhi pas fjalimit të Çitakut në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilin ajo tha se në rastin e Serbisë dhe Kosovës duke folur për dekolonizim. /tesheshi.com/
After today’s #UNSC session on #Kosovo, as I was speaking with the #US & #UK delegations, the Serbian FM came after me shouting, spewing insults towards me & the #Kosovo delegation
“The ones you are sitting with are your colonizers” he said (referring to #USA & #UK) pic.twitter.com/HBRa6bfO7I
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) June 10, 2019