Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VËZHGIM/ Ja si kontrabandohen barnat nga Serbia për në Kosovë

by te Sheshi
21/06/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
VËZHGIM/ Ja si kontrabandohen barnat nga Serbia për në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Kontrabandimi i barnave në Kosovë vazhdon të mbetet problem shqetësues për qytetarët. Kjo dukuri është përhapur shumë që nga paslufta, ndërsa veriu i vendit konsiderohet të jetë dera e hapur e hyrjes ilegale të barnave nga Serbia, të cilat nuk përmbajnë banderolat e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale të Kosovës, por vetëm ato të Serbisë, e në disa raste nuk kanë fare banderola.

Fakti se këto barna nuk i nënshtrohen asnjë kontrollimi paraprak krijon dyshime të bazuara për cilësinë e tyre, ruajtjen e tyre dhe bartjen në kushte adekuate, sepse ka barna si për shembull llojet e citostatikëve si dhe barna tjera të ngjashme që duhet transportuar në temperaturë konstante dhe të kontrolluar. Kjo për faktin se nëse një medikament transportohet nëpër bagazhe të automjeteve dhe forma tjera joadekuate, dhe i ekspozohet temperaturave të larta, jo që nuk e ka efektin e pritur, por mund të shkaktojë kundër efekt.

Fatkeqësisht barnatoret në Kosovë janë të mbushura me barna pa banderola të Kosovës, e të cilat kanë banderola dhe mbishkrime në gjuhën serbe.

medikament me baderol te Serbise

Ato që janë më të shtrenjta vijnë nga vendet e rajonit, dhe janë barna që i rimburson shteti p.sh në Serbi dhe Maqedoni, dhe pasi që merren falas atje, vijnë në Kosovë dhe shitën shumë shtrenjtë. P.sh një citostatik shitet nga 700 deri në 1700 euro, ndërsa merret pa para.

Inspektorati farmaceutik del kohë pas kohe në terren në kontrolle rutinore apo edhe sipas kërkesave, dhe hasë në barna të tilla. Edhe pse i kryen procedurat e parapara me ligj, duke shqiptuar gjoba dhe duke proceduar rastin në instanca tjera, çuditërisht ato barnatore vazhdojnë të punojnë.

Ekipi i tesheshi.com ka bërë një hulumtim në terren dhe me arsyetimin se dëshiron që t’i blejë ka parë shumë barna pa banderola, produkte serbe, ndërsa disa prej tyre edhe i ka fotografuar.

Farmacistët: Persona të ndryshëm na ofrojnë barna të kontrabanduara

Ekipi i tesheshi.com ka biseduar me disa farmacistë të barnatoreve të Prishtinës. Ata në kushte anonimiteti kanë thënë se vijnë disa persona me lista që ata i quajnë “llagerë” dhe ua ofrojnë disa lloje të barnave të kontrabanduara dhe në të shumtën e rasteve i shesin ato.

“Kohë pas kohe vijnë disa persona që ne nuk i njohim dhe na ofrojnë “llagerin” (listën) me barna që janë pa banderola për t’i blerë me një çmim të volitshëm. Por ne nuk i blejmë ato, pasi që janë të pasigurta dhe pa banderola, por ka plotë barnatore tjera që i blejnë apo edhe furnizohen në mënyra të tjera me barna që vijnë ilegalisht nga Serbia”, thotë një farmaciste.

Ndërsa një farmacist tjetër thotë se barna të tilla gjenden në shumicën e barnatoreve dhe se ato janë me një çmim më të lirë pasi që nuk i nënshtrohen asnjë tatimi dhe për faktin se kushtojnë më lirë se të tjerat, shitën në sasi më të mëdha.

Medikament me banderol te Serbise2

“Se ka barna të kontrabanduara në shumicën e barnatoreve e din krejt Kosova, e dinë edhe Ministria e Shëndetësisë edhe inspektoratet dhe të gjithë, por shumë pak bëhet në këtë drejtim. Edhe kur bëhen disa konfiskimi dhe gjoba, bëhen në mënyrë selektive, pra disa po amnistohen”, u shpreh ai.

Ekipi i tesheshi.com, ka kontaktuar edhe me dy kompani farmaceutike që janë të licencuara për importimin e disa produkteve farmaceutike. Të dy këto kompani kanë hallin e njëjtë se përveç dëmit financiar, ato po dëmtohen edhe përmes precedentëve të këqij, sepse në rastet e efektit negativ, qytetarët më nuk e blejnë më atë medikament as me banderolë, e cila është e regjistruar dhe e importuar në mënyrë të rregullt.

“Dëmi që na shkakton kontrabandimi i barnave është i madh. Me dhjetëra barna për të cilat ne kemi licencë që t’i sjellim në Kosovë hyjnë në mënyrë të kontrabanduar. Çmimi i tyre është më i lirë. Ta harrojmë dëmin financiar, por dëmi më i madh është kur dikush blen medikamente dhe aty është logoja e të njëjtës firmë, por që është pa banderola, të kontrabanduara dhe nëse dikujt nuk i ndihmon fare apo për më keq i bën dëm, ai më nuk e blen atë ilaç kur e sheh logon e njëjtë, pra është një anti-reklamë. Hyrjen e disa barnave të kontrabanduara e vërejmë në rastet kur bie në mënyrë drastike shitja e produktit tonë për disa javë dhe ne dalim në terren e vërtetojmë këtë ndërsa e vetmja gjë që mund të bëjmë është kërkesa tek prodhuesit që ta na e ulë çmimin, pasi çmimi i atyre të kontranandara është më i lirë, e as qytetarët nuk i këqyrin shumë a janë me banderolë apo jo”, thotë përfaqësuesi i njërës nga kompanitë më të mëdha për distribuimin e barnave në Kosovë.

Gjetja e barnave të kontrabanduara dënohet vetëm më 1 mijë euro

Pranvera Behrami, zyrtare për informim në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ka thënë për tesheshi.com se ky agjencion në vazhdimësi angazhohet për të pamundësuar kontrabandimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale në territorin e Republikës së Kosovës.

Ajo thotë se është Inspektorati Farmaceutik i cili tashme funksionon në kuadër të Inspektoratit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, që vazhdimisht mbikëqyrin gjendjen në terren, në të gjitha subjektet farmaceutike që operojnë në Kosove, ndërsa konfirmon edhe sa është gjoba në rastet kur gjinden barna të kontrabanduara në barnatore.

“Në të gjitha ato subjekte, në të cilat hasin në parregullsi, ku hyjnë, produktet me afat të skaduar, ato me banderola të Serbisë, pa banderola fare, me mungese të farmacistit, pa licence punë,etj, pason ndëshkimi prej 1000 euro dhe lënda me pas procedohet në Gjykatë”, ka thënë Behrami.

medikament i kontrabanduar nga Serbia pa banderol fare

Bazuar në fitimet që i arrijnë farmacistët me barna të kontrabanduara, gjoba prej 1 mijë eurove nuk duket të jetë fare problem, sepse këtë shumë mund ta fitojnë me shitjen e disa produkteve që kushtojnë shtrenjtë, kurse ata i marrin fare lirë të kontranaduara.

Por Remzie Thaçi, Kryeinspektore e Inspektoratit farmaceutik të Kosovës, i cili tashmë funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë për tesheshi.com se kontrolli i subjekteve farmaceutike  behet në mënyrë permanente nga Inspektorati Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje medicinale (IFPPM), dhe aty ku hasen produkte me origjinë të dyshuar (si produktet ku  takohet banderola e Serbisë, banderola tjera të dyshimta, pa banderola etj)  veprohet konform legjislacionit në fuqi.

“Inspektorati edhe pse me numër të vogël të stafit është shumë aktiv në kryerjen e detyrave dhe aty ku takohet produkti i dyshuar veprohet, ku deri me tani janë marrë masa ndëshkimore ndaj një numri të madh të  subjekteve farmaceutike ( gjatë këtij viti janë ndëshkuar me dënim mandatar 35 (tridhjetë e pesë) subjekte, prej të cilave 20 (njëzet) subjekte janë ndëshkuar për barna ilegale”, u shpreh Thaçi. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Jo vetëm zgjedhje, 21 qershori edhe dita e baballarëve. Disa shenja që ju tregojnë se po i ngjani babait

Jo vetëm zgjedhje, 21 qershori edhe dita e baballarëve. Disa shenja që ju tregojnë se po i ngjani babait

Një element që mund ta përdorim çdo ditë, për të zgjatur jetën

Një element që mund ta përdorim çdo ditë, për të zgjatur jetën

Mustafa shpreh shqetësimin për manipulimin e opinionit me Kumanovën

Mustafa: Trepça do të kthejë Kosovën në hartën botërore të industrisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni