Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

VËZHGIM/ A mund të kthehet më si ç`ishte Pazari i famshëm i Korçës?!

Nga te Sheshi
21/03/2015
në Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
VËZHGIM/ A mund të kthehet më si ç`ishte Pazari i famshëm i Korçës?!

Nga Gëzim  Hashimi

Bashkia e Korçës ka  gjetur sërish  përkrahje financiare  dhe do ndërhyjë  për një restaurim përfundimtar  të Pazarit të vjetër të qytetit.

Një investim reth 4 milion USD i dhënë nga qeveria dhe nga fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, synon që ta nxjerrë nga balta Pazarin e vjetër të Korçës, siç  ka deklaruar Kryeministri Edi Rama.

restaurim ndertesash

E thënë sipas ambicjes së Bashkisë, pazari gati  3-shekullor do të kthehet në identitet. Ko është faza e tretë dhe e fundit e projektit që parashikon të rivitalizojë këtë qëndër të moçme tregëtare. Sihariqin e restaurimit  të plotë të Pazarit, e zyrtarizoi pak kohë më parë një marrëveshje e firmosur nga Ministrja e Kulturës Mirela  Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo.

Nuk vonoi përgatitja e maketeve, që i tregojnë disa prej ndërtesave të pazarit  gjithë dritë e pastërti si shtëpi përrallash. Por, sa mund të kthehet në identitet Pazari  i vjetër i Korçës, kur ai mbetet peng i së shkuarës? Misioni nuk duket i lehtë, sepse edhe trashëgimia del kundër nga disa anë…

Zanate që nuk përtërihen

Financimi  prej 4 milion USD për Pazarin karakteristik të Korçës  nuk është  thjesht ky  i tanishmi, që përpiqet të përmbyllë një faqe jo fort të denjë egzistence të dhjetvjeçarëve të fundit  për këtë emblemë të qytetit.  Pak vite më parë, Komisioni Europian investoi reth 1.3 milion euro për atë që u quajt faza e dytë e rehabilitimit të  pazarit.

Në sajë të këtyre fondeve, siç ndryshoi faqja e  pazarit me kanalizime, kalldrëme e  sistemime, u bë e mundur që me hir a me pahir të largohen tregëtarët e tezgave.  Edhe më herët, nuk kanë qënë të pakta fondet  për të mirëmbajtur ballina  apo ndërtesa më në rrezik të këtij kompleksi që  ka statusin ‘Monument Kulture’ i kategorisë së parë. Por, ca lyerje fasadash nuk ishin të mjaftueshme  që ky pazar me histori sa të vetë qytetit të linte të kënaqur  vizitorët e pafund si vendas edhe të huaj.

Dyqani_i_Rakos,_Pazari_Korce

Edhe sipërmarja për ta kthyer në idenitet nuk është e kollajtë. Po punohet në disa ndërtesa, dhe ai që ka nisur të shëndrohet nga një kazan i frikshëm  plehrash në një godinë që tregon vlera të veçanta arkitekturore është i ashtuquajturi “dyqani i Rakos”, sipas emrit të tregëtarit që e zotëronte. Të gjitha dyqanet e Pazarit të Korçës, kanë qenë me qepena në dyert e tyre, qepena të vjetër që rrallëherë i dëgjon të rrapëllijnë,  sepse edhe ato që kanë mbetur nuk i lëviz kush.

Projekti për kthimin në identitet të Pazarit karakteristik të Korçës, si pjesë të tij ka edhe paisjen me qepena të dyqaneve. Dhe jo qepena dosido, nga këto të kohëve të sotme, por ashtu siç kanë qënë dikur.  Këtu ka nisur edhe vështirësia. Nëse paratë janë  të gatëshme për investimin, nuk mund të gjenden ata ustallarët e  vjetër, artizanët që nxirnin nga duart e tyre me kallo ato lloj qepenash. Pakkush ka pranuar të marë përsipër prodhimin e qepenave të dyqaneve. Ata që  konsiderohen si mjeshtra të zanatit në Korçë, ose janë të pakët e në moshë të thyer, ose nuk egzistojnë më.

pazari rikonstruk

Dhe nuk janë pak, por dhjetra e dhjetra qepena që duhet të prodhohen  me një teknikë të vecantë, kryesisht me dorë, për të na dhënë sërish imazhin e kaluar të Pazarit të Korcës. Zanati i qepenapunuesve të dikurshëm, është harruar prej kushedi sa vitesh, dhe ndokush që ka martë përsipër ta ushtrojë për projektin e  kthimit  në identitet të Pazarit të Korçës, po thuhet se e ka gati të pamundur,siç janë harruar e zhdukur ndoshta zanate të tjera, të shumta, që i jepnin jetë  e kuptim pazarit deri aty nga mesi i shekullit  të kaluar.

Kanë mbetur vetëm si mbiemra familjesh korçare ato të  sarafëve (zanatçinjve) të dikurshëm si të teneqexhinjve, jorganxhinjve, qirinjpunuesve etj. Pazari i vjetër i Korçës i ka në trashëgiminë e tij historike zanatçinjtë, dhe nuk premton të na i shfaqë  më, edhe me kthimin e tij në identitet. Vetëm një kovaç i vjetër që përpiqet t`i lerë zanatin e tij të birit, na kujton tashmë si një relike Pazarin e dikurshëm të Korçës.

Hanet, një kohë e perënduar…

Pazari i vjetër i Korçës, me vlera historike dhe monumentale, pjesë  të rëndësishme të tij ka pasur ato që quheshin “Hane” dhe që mbajnë ende këtë emërtim, tashmë si ndërtesa të shpallura ‘Monumente Kulture’.  Por, duket se vetëm  nami i mirë i hoteleve të dikurshme  u ka mbetur  që në  periudhat e tyre më të mira dhe lulëzimin e pazarit  nga fundi i shekullit  të kaluar dhe fillimin e shekullit të XX-të.

hani i elbasanit

Asokohe  ekzistonin jo pak, por 18 të tilla. Hanet quheshin  sipas  zonave  apo klientelës  nga vinin ata. Të tillë  ishin Hani i Gjelit, Hani i Manastirit, Hani i Maqedonasve, Hani i Voskopojës, Hani i Elbasanit, Hani i Trebickallinjve, Hani i Vithkuqarëve, Hani i Devollinjve etj. Pothuajse të gjithë janë  shkatërruar, ose u janë zhdukur gjurmët, ose kanë mbetur ca pjesë murresh me gurë. Ishin të gjithë me vlera historike dhe pjesë e trashëgimisë kulturore që mbart Pazari i vjetër i Korçës, por si para viteve ‘90-të edhe më pas, nuk është treguar ai kujdes që duhej për ekzistencën e tyre të mëtejshme, qoftë edhe si ndërtesa me vlera arkitekturore. 

Edhe ato pak hane që kanë mbetur, dy apo tre të tillë, kanë statusin si monumente kulture ndërsa  tregojnë një gjendje degradimi.  Hani i Gjelit,  ai i Manastirit, por edhe Hani i Elbasanit, vetëm tabelat në hyrje të godinave  i kanë si hane, sepse ato janë katandisur keq, aq sa shkatërrimi i plotë nuk duket i largët. Kjo  ndodhi me Hanin e Gjelit, ku banonte një familje në kushte të vështira ekonomike, dhe vetëm pas thirrjeve të saj për ndihmë ngaqë rrezikonte të shembej çatia dhe krejt ndërtesa, u vu dorë për  riparim të pjesshëm të godinës.

hani i gjelit

Të  njëjtin fat të lënies pas dore ka patur edhe Hani i Manastirit, apo edhe Hani i Elbasanit. Ky i fundit prej vitesh shërben sio një hotel i rëndomtë, ndërsa në oborrin e tij bëhet tregëti tezgash. Pavarsisht investimeve që po kryhen, hanet e famshme të Pazarit të Korçës nuk ringjallen më, ashtu sikurse nuk kthehen zejtarët e dikurshëm. Nga këto anë, Pazari i Korçës do të mbetet peng i së shkuarës.

Funksionimi i pazarit

Një nga të mirat e investimit nga Komisioni Europian pak vite më parë, ishte se u larguan prej pazarit të vjetër të Korçës tregëtarët me tezga. Sheshi kryesor i pazarit, i shtruar me kalldrëm  në pjesën më të madhe të tij ka mbetur i zbrazët, dhe rreth e rrotull tij shërbejnë dyqanet. Këto do të kenë të njëjtin funksion, atë të tregëtimit të mallrave. Sidoqoftë, aktiviteti i pazarit varet nga interesat e pronarëve të dyqaneve,  një pjesë e të cilëve kanë zgjedhur t`i kthejnë katet e para në kafene. Lokale të rëndomta si pijetore janë shtuar qosheve e rrugicave të Pazarit. Vec një kovaçi, një furre buke, dy apo tre dyqaneve që tregëtojnë si dikur mallra për bujq e blegtorë, gjithë të tjerët afrojnë veshmbathje ose orendi shtëpiake.

pazari projekt 2

Nuk është e qartë se sa projekti i kthimit në identitet të Pazarit të Korçës apo rivitalizimi i tij  do ti kthejë  rëndësinë që i takon kësaj qëndre tregëtare që ka mbajtur gjallë qytetin. Një gjë është e sigurt:  se ndryshe nga dy herë të tjera kur Pazari i Korçës është djegur e shkatërruar dhe është ringritur, me financimet e tanishme padyshim që do të fitojë jetëgjatësi.

foto e vjeter e pazarit

Aty do të gëlojë sërish tregëtia, jo si në kohë të kaluara, ama do të funksionojë që pazari të mbetet për atë që është krijuar. Si qendër muzeale, ashtu siç ka tërhequr turistë të shumtë, edhe në të ardhmen do të jetë objekt  për vizitorët e huaj. Sepse Korça nuk mund të kuptohet pa trashëgiminë e saj më të madhe: pazarin më të veçantë në Ballkan!

                                                                                                                                                                                                                                  /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!
Ballkani

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

02/02/2023
Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës
Kosova

Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

02/02/2023
Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë
Konflikti

Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

02/02/2023
Lajme të tjera
Rusia u drejtohet për “ndihmë” Financave Islame

Rusia u drejtohet për “ndihmë” Financave Islame

Arresti i Doshit dhe Frrokut vendoset të hënën

Arresti i Doshit dhe Frrokut vendoset të hënën

5 vendet më të çuditshme dhe fantastike në botë

5 vendet më të çuditshme dhe fantastike në botë

TË FUNDIT

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

4 orë Më parë
Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

5 orë Më parë
Hagë: ulje dënimi për ish-dyshen e UÇK-së

Hagë: ulje dënimi për ish-dyshen e UÇK-së

5 orë Më parë
Mallkime në funeralin e një kardinali të akuzuar për pedofili: U përcëlloftë në ferr!

Mallkime në funeralin e një kardinali të akuzuar për pedofili: U përcëlloftë në ferr!

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

02/02/2023
Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

02/02/2023
Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

02/02/2023
Një episod me Henry Ford: kë zgjodhi mes dy të shkolluarve për t’i besuar post?

Një episod me Henry Ford: kë zgjodhi mes dy të shkolluarve për t’i besuar post?

02/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist