Deputeti demokrat Endri Hasa u dënua me 10 seanca përjashtim nga Byroja e Kuvendit, pas aktit të gjuajtjes me vezë në drejtim të kryeministrit Rama. Ndërkohë, ky i fundit ka reaguar, duke e cilësuar aktin si një frymëzim negativ për gjuhën e sjelljen e të rinjve sot.
“U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për force”, shkkruan Rama.
Nga ana tjetër, edhe opozita ka kërkuar përjashtimin e shefit të qeverisë nga Kuvendi, duke pretenduar se është fyer nga ai. /tesheshi.com/