Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetingu i politkanëve do të bëhet sa më parë.
Duke iu përgjigjur deklaratës së Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili kërkoi sot nga Elbasani dekriminalizim të politikës, Kryeministri Rama u shpreh se “me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë”.
“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD-në”, u shpreh Rama. /tesheshi.com/