Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vetëvlerësimi narcizist: përse është e rëndësishme që njerëzit të ndërgjegjësohen

by te Sheshi
24/05/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Vetëvlerësimi narcizist: përse është e rëndësishme që njerëzit të ndërgjegjësohen

Njerëzit janë shumë të mbushur me vetveten, thotë David Brooks, editorialist për “New York Times”. Joe Namath, një qendërmbrojtës i famshëm i viteve 1960, dikur thirri në pasqyrën e banjës së tij: “Joe! Joe! je gjëja më e bukur në botë!”—ndërsa një reporter e vëzhgonte. Por, nuk janë vetëm njerëzit e famshëm që kanë mendim të lartë për veten dhe dëshmitë nuk janë thjesht anekdota.

Numri i adoleshentëve amerikanë që besojnë se janë “shumë të rëndësishëm” kërceu nga 12 për qind në vitin 1950 në 80 për qind në vitin 2005. Gjatë një testi që u kërkonte subjekteve të dakordësoheshin ose jo me deklarata të tilla si “më pëlqen ta shoh trupin tim” apo “dikush duhet të shkruajë një biografi për mua”, 93 për qind e të rinjve amerikane dalin të jenë si më narcisistë krahasuar me mesataren e 20 vjetëve më parë.

Me rritjen e vetëvlerësimit ka mbërritur edhe një nevojë e paprecedent për famë. Në një vëzhgim të vitit 1976, njerëzit e listonin të qënit të famshëm të 15-tin nga 16 qëllimet në jetën e tyre. Deri në vitin 2007, 51 për qind e të rinjve thanë se të qënit i famshëm ishte një nga ambicjet e tyre kryesore. në një kuic të kohëve të fundit me shumë zgjedhje, gati dy herë më shumë vajza shkolle thanë se do preferonin më shumë të ishin asistente personale të ndonjë ylli të famshëm sesa presidente të universitetit të Havardit.

Në librin e tij “Rruga drejt karakterit”, Brooks shqyrton ndryshimin në kulturën popullore që bëri të mundur gjithë këtë sa thamë më sipër. Aty përfshihet tretja e romaneve plot gjepura që rezultojnë bestseller, si p.sh libri “Ha, Lutu, Dashuro” nga Elizabeth Gilbert, që u thotë grave se “Zoti jeton brenda jush si vetvetja juaj, saktësisht ashtu si ju jeni”. (Brooks pretendon se është burri i vetëm në histori që ka arritur ta mbarojë këtë libër).

Sidoqoftë, autori pohon se jo të gjithë në kohët moderne janë kaq trupeshk, që adhurojnë vetveten. Një pjesë janë materialistë meritokratë që e kanë “derdhur humanizmin e tyre të brendshëm për ta bërë ngjitjen më aerodinamike”. Brooks ofron një paketë alternativë vlerash– shumë më të shtrënguar – mbi të cilat duhet jetuar. Njerëzit kanë nevojë të rizbulojnë që “gëzimet më të mëdha janë ato morale”, thotë ai. Ai ofron disa biografi që zënë nga një kapitull për të ilustruar këtë ide.

Ai sjell historinë e Frances Perkins, e cila në vend që të vështronte brenda vetes për të gjetur qëllim në jetë, kërkoi atë që bota kishte nevojë që ajo të bënte. Pasi pa punonjësit që hidheshin nga dritarja duke gjetur vdekjen për t’i ikur zjarrit të madh që përfshiu fabrikën “Triangle Shirtwaist” në vitin 1911, ajo ia kushtoi veten fushatës për kushte më të mira pune. Ajo u ngjit në karrierë deri sa u bë edhe sekretarja e Punës e administratës së presidentit Franklin D. Roosevelt dhe ishte përcaktuese në krijimin e sigurimeve sociale, apo pensioneve publike në Amerikë.

Mëkati më i madh, për brezin Oprah, është të jetë i përmbajtur. Gjepura, thotë Brooks. Dwight Eisenhower e kaloi jetën e tij duke përmbajtur veten e tij të brendshme dhe kjo ndihmoi aleatët të fitonin luftën e dytë Botërore. Ai “kaloi netë të tëra duke fiksuar tavanin, përfshirë nga pagjumësia dhe ankthi, duke pirë e duke tymosur”. Megjithatë,  “ai vendosi maskën e vetëbesimit dhe lirshmërisë së një djali ferme, për të “ngritur moralin e trupave”. Ai ishte në mënyrë të shkëlqyer jo autentik me veten.

Më vonë, kur u bë president, ai pati vullnetin të dukej gojëkyçur nëse kjo do ndihmonte në arritjen e projekteve të tij. Në të vërtetë, ai ishte i lumtur t’i lejonte të tjerët të mendonin se ishte budalla, gjë që “është mënyra sesi ne e dimë që nuk ishte njujorkez”.

Nuk bëhet fjalë për një libër reaksionar. Brooks është i vetëdijshëm se brezat e mëparshëm e kufizonin veten pa qëllim nga disa kënaqësi dhe anashkalonin mizorisht të drejtat e grave, jo të bardhëve dhe minoriteteve. Heronjtë e tij janë si të lashtët (Shën Agustini) ashtu dhe modernët (Bayard Rustin). Ai nënvizon se të gjithë kishin të meta (Eisenhower kishte një të dashur të cilën e trajtonte ftohtësisht, për shembull)  dhe disa të tjera ishin shpesh të mjerë (Samuel Johnson, autor i fjalorit të parë anglisht, jetonte nën terrorin e flakëve të ferrit).

Ata që kërkojnë garanci se janë të veçantë, do ta urrejnë këtë libër. Por, për ata që kërkojnë të hyjnë në një polemikë të thelluar, ia vlen të dalin nga Facebook-u dhe ta lexojnë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Pas tre sezonesh, në Ligën e Europës ka një fitues të ri: Mançester Junajted

Pas tre sezonesh, në Ligën e Europës ka një fitues të ri: Mançester Junajted

Nga Ferdi KAMBERI: Pjesëmarrja e grave në procesin e vendimmarrjes në Kosovë

Nga Ferdi KAMBERI: Pjesëmarrja e grave në procesin e vendimmarrjes në Kosovë

Vizita në kontinentin e vjetër: përse Trump e sheh Europën me kontraste të thella

Vizita në kontinentin e vjetër: përse Trump e sheh Europën me kontraste të thella

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni