Vetëvendosje i kërkon presidentit Thaçi që të ndërpresë dialogun me Serbinë, përkatësisht me homologun Vuçiç”
“Vuçiq me këtë dialog kërkon t’i çarmatosë zërat kritik në Bashkimin Evropian. Ne nuk kemi nevojë për një dialog pa parime, dialog pa kushte për Serbinë, dialog të privatizuar nga Thaçi. Për dialogun duhet të debatohet në Kuvend. Duhet të marrin fund darkat e tij sepse janë shumë të shtrenjta për Kosovën dhe popullin e tij”, tha deputeti i VV-së, Xhelal Svelça.
“Dialogu i Thaçit dhe Vuçiqit, që po synon të bëhet marrëveshje historike për pajtim, po nis në kohën kur pritet të publikohen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Thaçi, si i përfoluri i raportit të Dick Martyt, duhet të tërhiqet sa më parë”, shtoi Svelça. /tesheshi.com/