Murat Meha, zyrtari i Kosovës që ka hartuar dokumentin e demarkacionit me Malin e Zi nuk po gëzon një ditë të qetë.
Pas sharjeve të Ramush Haradinat dhe sulmit në Kuvend, sot aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe veturën e Murat Mehës.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ thuhet se Murat Meha si drejtues i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi është një prej përgjegjësve kryesorë për faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet e saj simbolike dhe të drejtpërdrejta, deri në anulimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur!”, kanë shkruar më tej në Facebook.
/tesheshi.com/