Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht njoftoi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me shkrim se udhëheqësi i saj, Albin Kurti, është mandatari për të formuar qeverinë e re të Kosovës, që rrjedh nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.
Letra iu dorëzua të hënën kabinetit të Presidentit të Kosovës.
Një marrëveshje midis VV-së dhe LDK-së për koalicionin nuk është arritur ende, megjithë bisedimet dhe takimet maratonë kanë vijuar, ku çështja ka ngecur të Kryetari i Kuvendit, i cili është zgjedhur Glauk Konjufca nga Vetëvendosja, por që e do LDK-ja. /tesheshi.com/