Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër kreun e Kuvendit Kadri Veseli, se nuk ka as edukatën elementare për të qenë kryeparlamentar.
Kjo pasi sipas tij, Veseli e dëshmoi me sharjen që bëri para dy ditëve në seancën që u zhvillua për Demarkacionin.
“Na nevojitet edhe një kod elementar apo ndoshta bënë edhe me ia mbajtë edhe një kurs edukativ kryetarit të Kuvendit. Nëse e keni dëgjuar si ka sharë kryetari i Parlamentit, është edhe e incizuar, qysh ka sharë para dy ditëve në seancën për demarkacionin, atëherë kjo bëhet shumë urgjente sepse kjo po vërtetohet se nuk e ka as edukatën, as kulturën elementare për të qenë në atë pozitë të kryeparlamentarit”, tha Konjufca.
Ditë më parë edhe vetëvendosja, Albulena Haxhiu, tha se Kadri Veseli nuk e meriton të jetë kryetar i Kuvendit, dhe se duhet të dorëhiqet. /tesheshi.com/