Shtetas të Shqipërisë janë dyndur drejt Kosovës në ditën të lehtësimit të masave epidemike, ku tre dozat e famshme, aq shumë të kontestuara, u bënë dy.
Për javë me radhë, tre dozat e qeverisë “Kurti”, ose dy plus PCR, u bënë pengesë për qindra shqiptarë, kush për hall e kush për qejf, për të kaluar në Kosovë.
Tani, me kalimi te dy dozat dhe pa PCR, kufijtë e Kosovës janë rihapur për anën shqiptare, gjë e pasqyruar kjo te dyndja që prej kësaj të shtune. /tesheshi.com/