Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vetëhyjnizimi republikan amerikan: pretendimi se Zoti është me ta!

Absurditeti i kultit mesianik të mbështetësve të Donald Trump

by te Sheshi
24/07/2024
in Amerika, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Vetëhyjnizimi republikan amerikan: pretendimi se Zoti është me ta!

Nga Francesca Di Muro, Linkiesta

“Nuk është fat, por dora e Tij e shpëtoi Trumpin atë mbrëmje. Ishte dora e Zotit!”– ishte komenti i pastorit Nathaniel Thomas, delegat në Konventën Kombëtare Republikane, përgjegjës për rajonin e Uashingtonit. “Një mrekulli. Ai u shpëtua nga një mrekulli. Ky sulm do të frymëzojë shumë njerëz të tjerë që t’i bashkohen kësaj lufte”- tha Tyler Bowyer, një delegat nga Arizona në Konventën Kombëtare Republikane.

“Më shumë se sa vetëm një zgjedhje e djathtë kundër të majtës, Trump është zgjedhja më e mirë kundër së keqes!”– nënvizoi Brett Galaszewski, nënkryetar i Partisë Republikane i qarkut Milwaukee.

Për mbështetësit më të devotshëm të kandidatit presidencial, plumbi që i gërvishti veshin dhe për pak sa nuk e vrau, është një dëshmi e mëtejshme e mbrojtjes nga një fuqi më të lartë, e cila përveç se e mbrojti, do të donte ta shihte sërish në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo ka qenë një tezë e ngritur nga shumë ndjekës të tij që nga fushata elektorale e 2017-ës. Dhe tani pas atentatit në tubimin elektoral të Butler-it, është më e fortë se kurrë. Mitingjet e Trump, kanë qenë gjithmonë një kryqëzim midis një festivali të muzikës rock dhe një aktiviteti fetar, me një atmosferë gjithnjë e më të ngjashme me atë që mund të shihet në një kishë.

Një ritual i madh kolektiv që gjeneron bujë, identitet të përbashkët dhe kohezion social. Një tubim i Trump në Las Vegas në janar të këtij viti, u hap me një lutje nga Jesus Marquez, një drejtues i kishës lokale, i cili citoi Biblën për të pretenduar se vetë Zoti do që Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe në një tubim në Karolinën e Jugut në muajin shkurt, Greg Rodermond, pastor i Kishës së Komunitetit Crossroads, u lut që Zoti të ndërhynte kundër kundërshtarëve politikë të Trump, duke pretenduar se ata “po përpiqen ta vjedhin, vrasin dhe shkatërrojnë Amerikën tonë”. “Zot, ne besojmë që ju e keni zgjedhur Donald Trumpin si një mjet në duart tuaja për të parandaluar që të ndodhë diçka e tillë”-shtoi Rodermond.

Muajin e kaluar, Marjorie Taylor Greene, kongresmene republikane nga shteti i Georgia-s, e krahasoi Trumpin me Jezusin pas dënimit për pagesën e paligjshme ndaj pornostares Stormy Daniels që të heshtte mbi raportin midis tyre, duke thënë se si që të dy ishin akuzuar “nga qeveri radikale dhe të korruptuara”.

Në fakt, ky i Trump duket të jetë një mision mesianik dhe jo një fushatë zgjedhore presidenciale. Ndërsa jeta e tij ka qenë më pak se e devotshme, ai ka tërhequr një bërthamë ndjekësish shumë të përkushtuar, që e shohin atë si zgjedhjen e Zotit për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Mbetet ende të kuptohet, se si është e mundur që të krishterët, të cilët në parim e kundërshtojnë pabesinë dhe imoralitetin, të kenë zgjedhur si “Mesia” (Shpëtimtarin) e tyre një burrë të martuar zyrtarisht tre herë, dhe që nuk mund të përmendë qoftë edhe një varg të vetëm të Biblës.

“Në lojë duhet të ketë qenë diçka shumë më të madhe”- u shpreh Michael Thompson, guvernatori republikan i Lee County në Florida, duke parë drejt qiellit sikur do t’i drejtohej vetë Zotit. “Unë nuk mendoj se një person i zakonshëm, mund të durojë qoftë edhe një të dhjetën e asaj që përjetuar Trump. Prandaj mendoj se ndoshta ai është zgjedhur në momentin e duhur në historinë e vendit tonë”– komentoi politikani.

Aftësia – dhe vullneti i Trump – për ta kapitalizuar këtë përkushtim për qëllime politike, mbetet thelbësore për të kuptuar se si do të evoluojë më tej fushata e tij, pavarësisht se është dënuar për 34 krime, është akuzuar edhe për shumë të tjera dhe detyrohet t’i paguajë shkrimtares  E.Jean Carroll 83.3 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifjet ndaj saj, pasi u akuzua për përdhunim.

S’ka dyshim se suksesi i ish-presidentit në portretizimin e ndjekjeve të tij penale si një persekutim,e ka ushqyer entuziazmin për kandidaturën e tij, dhe rolin e tij të ri si një luftëtar dhe një i mbijetuar. Pas atentatit, Trump nuk ngurroi për asnjë moment ta përshkruante me tone epike sulmin e dështuar në të cilin mbeti i plagosur lehtë, duke folur edhe për fatin edhe për mbrojtjen hyjnore. Grushti i ngritur lart disa sekonda më vonë, teksa bulëzat e gjakut po mbulonin fytyrën e tij, sinjalizoi menjëherë narrativën që donte të krijonte republikani.

“Ishte Zoti që pengoi të ndodhte e paimagjinueshmja“-komentoi ai më vonë në kanalin e tij në platformën X. “Zoti e mbrojti presidentin Trump”– shkroi në rrjetet sociale edhe senatori nga Florida, Marco Rubio, emri i të cilit u shfaq në mesin e kandidatëve për zëvendëspresidentë përveç atij të J.D.Vance.

Edhe kryetari i Kongresit, republikani Mike Johnson foli për një “mrekulli”, duke e përshkruar lëvizjen e kokës në momentin e fundit të kandidatit republikan si “një shenjë të punës së Zotit”. Edhe Steve Bannon, ish-strategu i Shtëpisë së Bardhë të Trump, tha se atë mbrëmje republikani ishte i mbrojtur “nga armatura e Zotit”.

Ideja se Zoti luan një rol hyjnor në politikë nuk është asgjë e re, sidomos në mesin e republikanëve. Në fakt, sipas një sondazhi nga Instituti i Kërkimeve të Fesë dhe Institutit Brookings, më shumë se gjysma  e votuesve republikanë, besojnë se vendi duhet të jetë rreptësisht i krishterë.

Kur flitet për presidencën, narrativat mbi ndërhyrjen hyjnore janë të ndërthurura në diskursin kulturor amerikan që nga fillimi i asaj që Andreë Whitehead, profesor i sociologjisë në Universitetin Clemson dhe ekspert mbi nacionalizmin e krishterë, e quan “feja civile”, një dimension me një karakter thuajse fetar që e përshkon sferën politike dhe jetën publike të vendit.

“Udhëheqësit e mëdhenj, janë identifikuar historikisht me mënyrën se si Perëndia po i përdorte ata. Apo me faktin që Zoti i kishte vendosur në krye për një qëllim të caktuar. Për Amerikën, një komb relativisht i ri, ky mit i krishterë është bërë një element themelor në krijimin e një identiteti kombëtar. Pas vdekjes së George Washington, u shfaqën histori mbi besimin e tij fetar, dhe mbi atë se sa njeri i madh ishte ai”- shton Whitehead.

Kështu, Trump është pjesë e një serie të gjatë presidentësh dhe kandidatësh republikanë, të cilët u kanë dhënë përparësi votuesve ungjillorë, dhe që në një mënyrë pak a shumë të hapur, të ndërgjegjshme ose të paskrupullt, e kanë shndërruar fenë në një armë propagandistike për të mbledhur vota.

Mjafton të kujtojmë se në vitin 2017, nuk ishte një rastësi që Trump emëroi si zëvendësin e tij Mike Pence, një përfaqësues historik i elektoratit ungjillor. Por riemërimi i tij në këtë post nuk është më i mundur pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar 2021, ku ai u rebelua ndaj presidentit në ikje.

Megjithatë, Trump duket se e dallon veten nga paraardhësit e tij, duke shfrytëzuar imagjinatën ungjillore pa qenë veçanërisht ungjillor. “Retorika nacionaliste e krishterë, mbrojtja e trashëgimisë së krishterë të Amerikës, që të gjitha këto kanë qenë të zakonshme gjatë gjithë historisë së vendit. Por ajo që e bën Trumpin interesant, ajo që nxjerr në pah fuqinë e retorikës së tij nacionaliste të krishterë, është se pavarësisht nga devotshmëria dhe përkushtimi i dobët personal, përdorimi i kësaj retorike ka ende ndikim tek njerëzit që vazhdojnë të votojnë për të”- argumenton Whitehead.

Kjo narrative duket se po funksionon, pasi u lejon ungjillorëve të përfitojnë nga personaliteti i “njeriut të fortë” të Trump – që në terma praktike, është aftësia e tij për të marrë vota – duke i dhënë mundësi të justifikojnë në pikëpamje teologjike mbështetjen e tyre, dhe të ruajnë perceptimin e tyre për Partinë Republikane, si një forcë e mbështetur nga Zoti.

“Një figurë si Ted Cruz, mund të kishte qenë në fillim një “kandidat më i pastër” sa u përket ungjillorëve. Por kur u bë e qartë se Trump po dilte më mirë në zgjedhjet paraprake republikane, ata e ndryshuan taktikën. Ata duhet të kenë një lloj arsyeje biblike, teologjike ose të krishterë për mbështetjen e tyre. Por po ashtu, kanë nevojë të mbështesin një fitues”– përfundon Whitehead.

Pra Trump nuk i mbijetoi thjesht “kryqëzimit”. Ai nuk është vetëm i ringjallur. “Ai personifikon  Ardhjen e Dytë. Ai u pagëzua në gjakun e tij. Ndërhyrja hyjnore, vërtetoi se ai ishte i destinuar të kthehej. Dhe ajo që kërkohet nga mbështetësit e tij është një deklaratë besimi”- shkruan në The Guardian konsulenti politik demokrat Sydney Blumenthal.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një përkushtim absolut. Siç e ka thënë disa herë, ai dëshiron të jetë president i gjithë Amerikës, dhe jo vetëm i gjysmës së saj. Edhe pse “Projekti 2025” i Trump i kufizon të drejtat themelore të shumicës së qytetarëve që ai do të donte të përfaqësonte.

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Sekretet e nëndheshme të “Qytetit të Dritës”

Sekretet e nëndheshme të “Qytetit të Dritës”

Biden: Pse u tërhoqa nga rikandidimi

Biden: Pse u tërhoqa nga rikandidimi

Kjo po e çon kjo grua kryeministre vendin e saj?

Kjo po e çon kjo grua kryeministre vendin e saj?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni