Tre vëllezër nga fshati Bele i Kukësit kanë zgjedhur rrugën e vetëgjyqësisë, duke vrarë një arushë, e cila i kishte dëmtuar të mbjellat. Por vendimi i tyre, përbën vepër penale, pasi ligji për mbrojtjen e kafshëve parashikon dëme me burg dhe gjoba për shkelësit.
Dhe duket se tre vëllezërit janë ngatërruar me këmbët e tyre, pasi kanë publikuar në rrjetet sociale, foton me arushën e vrarë.
Më pas fotot janë përhapur dhe janë publikuar në rrjete të tjera, çka ka sjellë edhe reagimet e qytetarëve të ndryshëm.
Ndoshta, ata nuk e dinin se të vrasësh një arushë mund të të çojë në ndjekje penale, ose kafsha ia ka sjellë aq shumë në majë të hundës, sa kanë marrë parasysh çdo pasojë. /tesheshi.com/