Ka përfunduar odiseja treditore e deputetit kosovar, Azem Syla, të shpallur në kërkim nga EULEX-i dhe policia e Kosovës, pas prerjes së një fletëarresti për të.
Ai është vetëdorëzuar sot në pikëkalimin kufitar të Morinës, ku ashtu siç dhe thuhej, po qëndronte në territorin e shtetit shqiptar.
Azem Syla akuzohet për korrupsion dhe është në krye të listës së përgatitur nga EULEX-i gjatë një vale arrestimeshtë nisura ditët e fundit.
Syla ka qenë një ndër figurat e njohura të UÇK-së; ndërkohë që është dhe deputet i PDK-së, partisë së Thaçit, që tashmë drejtohet nga Kadri Veseli. /tesheshi.com/