Një kinez arriti të realizojë një maratonë në kushte shtëpie, kjo për shkak të vetëburgosjes nga koronavirusi.
Qeveria kineze po u bën thirrje agresive njerëzve të ushtrojnë forcimin e imunitetit dhe të luftojnë kundër infeksioneve që kanë marrë më shumë se 1.600 jetë dhe kanë shkaktuar një trazirë globale.
Shumica e 1.4 miliardë kinezëve iu është thënë që të mos i linin shtëpitë e tyre, ndërkohë që dhe palestrat dhe klubet e fitnesit u mbyllën. Njerëzit, pra, konkurrojnë në rrjetet sociale për sa bidona ujë që mund të ngrenë në vend të girave ose sa herë i ngjisin shkallët.
Pan Shancu do të fitonte me lehtësi një medalje ari jozyrtare pasi vrapoi 66 kilometra në një apartament, në 6 orë e 41 minuta. Ai ka një aplikacion të të dhënave për ta provuar atë, dhe gjithashtu regjistroi një video të tij duke vrapuar nëpër mobilje në apartament.
“Në fillim ishte pak marramendëse, por më vonë u mësova me kaq shumë xhiro”, tha 44-vjeçari nga Hangzhou.
Në një rast tjetër, ai vrapoi 30 kilometra në vend, në banjën e tij dhe e transmetoi atë live në internet. Ai thotë se dëshiron të inkurajojë të tjerët që porsi ai janë ngujuar në apartamentet e tyre. /tesheshi.com/