Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Versioni i ri: Leonardo da Vinçi, bir skllaveje nga Kaukazi

Nëna e piktorit të famshëm u rrëmbye dhe u shit disa herë në Stamboll dhe Venecia

by te Sheshi
15/03/2023
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 2 mins read
A A
Versioni i ri: Leonardo da Vinçi, bir skllaveje nga Kaukazi

Krijuesi i “Mona Lizës” dhe simboli i Rilindjes, Leonardo da Vinçi, ishte vetëm gjysma italiane, sipas një profesori në Universitetin e Napolit. Në fakt, da Vinçi ishte djali i një skllaveje nga Kaukazi, sipas dokumenteve të gjetura në “duart” e akademikut italian Carlo Vetze.

Deri më tani e dinim se piktori i famshëm kishte lindur jashtë martese me noterin Piero da Vinçi dhe Katerinan, një fshatare nga Vinçi, një lagje e Firences.

Nëna e Leonardos konsiderohej e bija e një fshatareje nga Toskana, megjithatë, studimi i Vetze-s, studiues i Rilindjes dhe profesor në Universitetin e Napolit, arriti në përfundimin se gruaja që e lindi ishte nga Kaukazi dhe madje kishte kaluar nëpër zjarr dhe hekur…

Ajo u rrëmbye dhe u shit si skllave

“Ajo ishte një grua që u rrëmbye në atdheun e saj, në malet e Kaukazit dhe si skllave u shit disa herë në Kostandinopojë dhe më pas në Venedik. Kur mbërriti në Firence, takoi një noterin e ri, Pietro da Vinci, me të cilin pati një djalë: Leonardon”.

Siç raporton rrjeti francez France24, profesori italian vendosi të fiksojë në letër jetën aventureske të nënës së piktorit të famshëm duke shkruar një roman, nën titullin “Buzëqeshja e Katerinës: Nëna e Leonardo da Vinçit”.

Akti i emancipimit të nënës së piktorit

Profesor Vetze i mbështet pretendimet e tij, thotë ai, në një sërë dokumentesh historike që arriti të mbledhë nga arkivat fiorentine.

“Më i rëndësishmi është një dokument i shkruar nga vetë Pietro da Vinçi, babai i Leonardos: është akti i  emancipimit të Katerinës, një akt noterial që i lejon asaj të rifitojë lirinë dhe dinjitetin e saj si qenie njerëzore”.

Ky dokument i çmuar, i cili daton në vitin 1452, u prezantua dje gjatë një konference për shtyp në selinë e shtëpisë botuese Giudi. Profesori dhe shkrimtari italian thekson gjithashtu se “ai është njeriu që ra në dashuri me Katerinën kur ajo ishte ende skllave dhe kishte një fëmijë me të duke e ndihmuar të gjente lirinë”. Për Carlo Vetze-n, gjyqet e skllaves dhe nënës “emigrante” të da Vinçit padyshim patën një ndikim në punën e tij.

“Ka ende pak dyshime”

“Teoria e akademikut italian është padyshim më bindëse”, thotë Paolo Gallucci, anëtar i akademisë prestigjioze shkencore “Lincei” në Romë, në një intervistë që dha për AFP.

Madje ai vlerësoi cilësinë e dokumenteve që kolegu i tij disponon.

“Sigurisht, ka ende pak dyshime sepse ne nuk mund ta vërtetojmë (këtë teori) duke bërë një test të ADN-së,” pranon ai.

Kujtohet se Leonardo da Vinçi ishte me të vërtetë një nga artistët më të ditur të kohës së tij. Ai studioi në punishten e piktorit të famshëm italian Andrea del Verrocchio.

Ai punoi në Milano, Romë, Bolonja dhe Venedik ndërsa tre vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Francë ku vdiq në vitin 1519. Pavarësisht se nuk kishte formim formal akademik, shumë historianë dhe studiues e konsiderojnë Leonardo da Vinçin si më përfaqësuesin e një epoke – “Njeriu i Rilindjes”. Për akademikët, pikëpamja e tij për botën bazohej në logjikë. /tesheshi.com/

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Ç’do të thotë blerja nga Irani e Sukhoi-35 për Lindjen e Mesme?

Ç’do të thotë blerja nga Irani e Sukhoi-35 për Lindjen e Mesme?

Sa u shit kjo BMW M3 Cabrio e rrallë e vitit 1989?

Sa u shit kjo BMW M3 Cabrio e rrallë e vitit 1989?

Pamje: Napoli “në luftë” për Champions Legaue

Pamje: Napoli “në luftë” për Champions Legaue

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni