Këto ditë Kosova po përballet me një vapë të madhe. Temperaturat sot kanë arritur edhe mbi 40 gradë në disa qytete të saj .
Ka qenë Peja ajo që pak minuta me herët ka shënuar temperaturën 41, por siç shihet në fotografinë e dërguar nga Prizreni, temperaturat aty e kalojnë Pejën.
Temperaturat në Prizren kanë mbërritur në 42 gradë celsius.
Në ditët në vazhdim pritet që të ketë rënie të temperaturave në Kosovës, ndërkaq mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i shmangën ekspozimit në diell gjatë orëve të mesditës, e kjo vlen sidomos për pleqtë dhe fëmijët./tesheshi.com/