Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

BE i vendos 6 kushte Shqipërisë për disiplinën financiare: mbyll përfundimisht ndarjen e pronësisë

by te Sheshi
23/05/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
BE i vendos 6 kushte Shqipërisë për disiplinën financiare: mbyll përfundimisht ndarjen e pronësisë

Bashkimi Europian ka shpërndarë një material të zgjeruar për Shqipërinë duke i kërkuar që qeveria edhe pas zgjedhjeve të vazhdojë programin e reformave dhe të mos bëjë një aventurë për të tronditur financat e vendit.

Në një material me 6 pika, Komisioni Europian i kërkon Shqipërisë që të përfundojë më në fund procesin e formalizimit të tregut të pronës duke mos pasur më boshllëqe në njohjen e pronësisë dhe kaosin kadastral, duke krijuar më në fund një regjistër të përhershëm.

Siç bëhet e ditur nga zyra e shtypit e BE-së, po publikojmë të plotë dokumentin e Brukselit për Shqipërinë:

Sot përfaqësues të Shteteve Anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane u takuan me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për dialogun vjetor të politikave ekonomike. Programet e Reformës Ekonomike 2017 të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia përshkruajnë kuadrin makroekonomik dhe fiskal afatmesëm, si dhe një gamë të gjerë reformash strukturore për rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin afatgjatë. Programet mbulojnë periudhën 2017-2019.

Dialogu mbi qeverisjen ekonomike me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë synon t’i përgatisë ato për pjesëmarrjen e ardhshme në koordinimin e politikave ekonomike të BE-së dhe reflekton deri diku procesin e Semestrit Evropian në nivelin e BE-së. Pjesëmarrësit kujtuan angazhimin për krijimin e një seti të ri udhërrëfyesish të përcaktuar politikë për të mbështetur përpjekjet për përmbushjen e kriterit ekonomik të Kopenhagës. Në këtë kontekst, pjesëmarrësit vunë gjithashtu në dukje lidhjet mes progresit në çështjet e shtetit ligjor/lirive themelore dhe përmirësimit të qeverisjes ekonomike dhe sistemit gjyqësor. Dialogu do të vazhdojë në vitin 2018, përfshirë në lidhje me zbatimin e këtyre konkluzioneve.

Vlerësimi për Shqipërinë

Vendi po përjeton një përmirësim gradual ekonomik që pritet të vazhdojë në periudhën 2017-2019. Konsolidimi fiskal e ka reduktuar deficitin e buxhetit në një nivel të ulët të zgjatur në vitin 2016, ndërsa planet rregulluese fiskale për tre vitet e ardhshme pritet të jenë të moderuara, por të mjaftueshme për të vazhduar reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së, në përputhje me rregullat fiskale të miratuara kohët e fundit. Raporti i huave të këqija ka mbetur i lartë, me gjithë zbatimin e pjesshëm të strategjisë për zgjidhje dhe futjen e zbritjeve të detyruara nga taksat.

Shqipëria i ka zbatuar pjesërisht udhëzimet e përcaktuara politike të vendosura në konkluzionet e Dialogut Ekonomik dhe Financiar të majit 2016.

Me gjithë progresin, pengesat strukturore për zhvillimin dhe konkurrencën përfshijnë pronësinë ende të paqartë mbi tokën, qasjen e ulët në financë, një nivel të lartë informaliteti dhe korrupsioni, një barrë rregullatore të tepruar dhe paparashikueshmërinë në sistemin gjyqësor, çka dekurajon investimet e huaja dhe të brendshme. Janë arritur përmirësime përmes futjes së sistemit të lejeve elektronike të ndërtimit, masave që trajtojnë ekonominë informale, si dhe hapave për nxitjen e qëndrueshmërisë financiare të sektorit të energjisë elektrike.

Rekomandimet e Udhërrëfyesit Politik për Shqipërinë

Të vazhdojë rregullimet fiskale duke pasur parasysh plotësimin e objektivave të treguara afatmesme për reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së. Të fusë masa të mëtejshme për konsolidimin fiskal, nëse reduktimi i borxhit rrezikon të mos e plotësojë objektivin.

Të këmbëngulë me përpjekjet e kohëve të fundit për mobilizimin e të ardhurave, në veçanti (i) duke forcuar më tej administratën e taksave; (ii) duke zgjeruar bazën e taksave bazuar në një rishikim të shpenzimeve të taksave; dhe (iii) duke futur një taksë pronësie të bazuar te vlerësimi.

Të zbatojë masat e mbetura të strategjisë së zgjidhjes së huave të këqija. Të zbatojë masat e parashikuara në Memorandumin e Bashkëpunimit për rritjen e përdorimit me efektivitet të monedhës kombëtare, përfshirë kërkesat e diferencuara rezervë për lekun dhe depozitat në monedhë të huaj. Të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar jobankar, duke rritur kapacitetin e autoritetit mbikëqyrës financiar. Të kthehet te normalizimi i politikës monetare nëse përqindjet e inflacionit konvergjojnë tek objektivi në mënyrë të qëndrueshme.

Të sigurojë ndarjen e plotë të aktiviteteve të transmetimit dhe shpërndarjes së sektorëve të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe të fusë shkëmbimin e energjisë. Të miratojë dispozitat e nevojshme ligjore për promovimin dhe monitorimin e masave për përmirësimin e eficiencës së energjisë në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.

Të vazhdojë proceset e sqarimit të pronësisë së tokës bujqësore dhe regjistrimin e pronës, si dhe të krijojë një kadastër funksionale gjithëpërfshirëse dhe një e-kadastër deri në vitin 2019.

Të rrisë kapacitetet e shërbimeve të punësimit dhe sigurimin nga ana e tyre të masave aktive për tregun e punës për të papunët dhe joaktivët. Në fund të vitit 2017, të hartojë plane konkrete për të trajtuar punën e padeklaruar. Të intensifikojë trajnimin e mësuesve për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mbështesë reformën kurrikulare. /tesheshi.com/

Related Posts

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Keku i 4 filxhanëve, pa gjalpë dhe pa vezë

Keku i 4 filxhanëve, pa gjalpë dhe pa vezë

EKSKLUZIVE/ Joseph DioGuardi: Sanksione Maqedonisë për zbatimin e të drejtave të shqiptarëve

EKSKLUZIVE/ Joseph DioGuardi: Sanksione Maqedonisë për zbatimin e të drejtave të shqiptarëve

Hapet për publikun “Shtëpia e Gjetheve”, strofulla makabre e ish-Sigurimit të Shtetit

Hapet për publikun “Shtëpia e Gjetheve”, strofulla makabre e ish-Sigurimit të Shtetit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni