Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vendndodhjet e humbura: në kërkim të Trojës së vërtetë, u gjetën dhjetë qytete

by te Sheshi
09/08/2016
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 8 mins read
A A
Vendndodhjet e humbura: në kërkim të Trojës së vërtetë, u gjetën dhjetë qytete
30
SHARES

Në bregun veriperëndimor të Turqisë, sipër një kodre që vështron mbi gojën e Dardaneleve, qëndron kujtimi i një qyteti që mjegullon kufirin midis mitit dhe historisë si asgjë tjetër.

Në mitologji, Troja frymëzoi poetin epik Homerin për të ngjizur dy kryeveprat e tij, e kjo ndodhi me gjasa në shekullin e tetë para erës sonë: Iliadën, që i vendos ngjarjet në vitin e fundit të rrethimit dhjetëvjeçar të Trojës nga koalicioni i disa shteteve greke, dhe vazhdimin e saj, Odisenë.

Në të vërtetë, thuhet se qyteti u bë dëshmitar i betejave më të mëdha në historinë greke. Në historinë e luftërave të Peloponezit, historiani i shekullit të pestë, Tukididi, e përshkruan luftën e Trojës si “dukshëm më të madhe sesa gjithë luftërat e mëparshme”.

Por vendndodhja e saktë, e madje edhe vetë ekzistenca, e Trojës ka qenë burim konflikti përgjatë kohëve. Qyteti thuhet se u bë gërmadhë pas një beteje rreth vitit 1200 para erës sonë, e më pas u ribanua si nga grekët ashtu edhe nga romakët dhe u riemërtua me emrin Ilios, apo Ilium. Qyteti degjeneroi në një vend të zakonshëm e pa domethënie rreth vitit 500 para erës sonë, dhe më pas humbi deri rreth dy shekuj më parë.

Tashmë vendndodhja e Trojës besohet gjerësisht se është në Hisarlik në Turqi: praktikisht është vetëm një tumë rreth 30 metra e lartë, me mbetjet e mureve të gurta dhe struktura të vetmuara të përhapura në një lëndinë me bar. Brenda kufijve të lëndinës në kodër mund të shtrihen rreth katër mijë vjet të historisë trojane.

Në të vërtetë, ka shumë gjasa që këtu të mos shtrihet vetëm një qytet, por të paktën dhjetë të tillë. Vendndodhja Hisarlik përmban shtresë pas shtrese vendbanime antike, që rreth vitit 3 mijë para erës sonë e deri të paktën rreth vitit 500 para erës sonë. Përgjithësisht, në ditët e sotme besohet se faza e gjashtë dhe e shtatë e fazave të ndërtimit në këtë qytet (fundi i epokës së Bronzit, referuar si Troja e gjashtë dhe e shtatë) mund të ketë qenë qyteti i mbretit Priam, siç përshkruhet tek Iliada.

Historia e ditëve moderne të Trojës nis, me gjasa, me ëndrrën e një djali të vogël. Ai ishte kaq i dhënë pas mitit, pasi kishte parë ilustrimet e historisë në një libër që ia kishte falur i ati, saqë vendosi të gjejë qytetin.arkeol

Aidjalë shtatëvjeçar ishte Henrich Schliemann, biznesmeni gjerman i shekullit të 19-të, që u shndërrua në arkeolog e që i pari gërrmoi në mënyrë të plotë vendndodhjen e Hisarlikut. Ai ishte mes “individëve me shumë fat që gërrmoi një lopatë në tokë”, shkruan arkeologu dhe historiani Eric Cline në paraqitjen e tij të shkurtër të “Luftës së Trojës”.

Historia se si arkeologu amator Schliemann arriti të gjejë Trojën dhe të hapë fushën e prehistorisë së Egjeut është jo më pak sesa magjepsëse. Ai ishte, sidoqoftë, i gatshëm të falsifikonte ditarët e gërrmimeve, që mund, gjithashtu, të kenë vendosur në dyshim saktësinë e ëndrrës së tij të fëmijërisë.

Në prill 1870, Schliemann nisi të gërrmojë në vendndodhjen Hisarlik. Shumë shpejt ai pretendoi se kishte gjetur “qytetin e djegur” të Trojës homeriane dhe, mes të tjerash, thesare të mbretit Priam – disa nga të cilat ai më pas bujshëm ia dha gruas së tij për t’i mbajtur në trup. Në këtë proces, sidoqoftë, “ai hodhi poshtë gjënë që ishte nisur të kërkonte,” thotë Cline.

Schliemann gërrmoi – dhe asgjësoi – shtresa e shtresa të epokës së bronztë të Trojës  (1700-1200 para erës sonë), derisa arriti në atë që njihet si Troja II: një qytet më shumë se 1 mijë vjet më i vjetër sesa Troja e Iliadës.
kali

“Nëse sheh hartat e gërrmimeve, ka një hapësirë bosh diku në mes, ku thuhet ‘pallat i zhvendosur nga Schliemann’. Ai gjeti pallatin e Priamtit dhe më pas e hodhi poshtë,” thotë Cline. “Ai gjeti Trojën, por ai gjithashtu shkatërroi Trojën”.

Një qytet madhështor i epokës së Bronzit

Qyteti i Trojës nisi si një vendbanim i thjeshtë rreth vitit 3000 para erës sonë, duke u rritur e duke lulëzuar mbi bazën e tregtisë, bujqësisë dhe peshkimit. Janë gjetur nëntë faza ndërtimore përpara shkatërrimit të parë masiv të qytetit, afërsisht në vitin 1180 para erës sonë.

Sidoqoftë, meqenëse nuk ka asnjë tekst bashkëkohor që përshkruan Trojën, dhe pasi Schliemann arriti të shkatërrojë rrënojat e atij që fare mirë mund të kishte qenë qyteti i mbretit Priam, ne praktikisht dimë shumë pak për të.

Historia e luftës trojane dhe rënia e qytetit në duart e grekëve (sipas rrëfimit të Iliadës) ishte ende e dyshimtë derisa doli puna novative e arkeologut  Manfred Korfmann në vitet 1990. Deri në atë kohë, gërrmimet në Hisarlik kishin gjetur vetëm një qytet të rëndësishëm, por Korfmann dhe ekipi i tij zbuluan një qytet më të thellë, që shtrihej në rreth 75 hektarë: 15 herë më i madh sesa mendohej më parë.

Këto gjetje sugjeronin se Troja ishte “në bazë të standardeve të rajonit në atë kohë, shumë e madhe vërtet, dhe me siguri me rëndësi mbi rajonale,” shkroi Korfmann në revistën “Arkeologjia” në vitin 2004. “Citadela e saj nuk kishte krahasime në një rajon të gjerë dhe, sipas të dhënave, nuk kishte të tjera askund në Europën juglindore.”

“Kjo ishte ajo që u bë thelbi për mua që ta identifikoja,” shkruan Cline, i cili sugjeron se Troja që përshkruan Homeri mund të jetë në fakt një hibrid i Trojës VI dhe VII. Shtresa e gjashtë ndërtimore mendohet të jetë shkatërruar nga një tërmet, më shumë sesa nga grekët, edhe pse ka një teori kokëfortë që sugjeron se kali legjendar i Trojës ishte një alegori për zotën Poseidon, kafsha përfaqësuese e të cilit ishte një kalë. Gjithashtu, i njohur si “dridhësi i Tokës”, Poseidon mund të ketë përfaqësuar shkatërrimin e qytetit nga një katastrofë natyrore.

Nga ana tjetër, Troja VII –  një qytet me shumë më pak madhështi sesa Troja e përshkruar nga Homeri –  ka qenë shkatërruar me siguri nga një betejë e madhe, ndërsa arkeologët kanë gjetur mbetje të shigjetave në muret e citadelës. Kështu, a përbën kjo provë të luftës së Trojës?

Askush nuk është i sigurt. Cline sugjeron se me gjithë rajonin në trazira në atë kohë, një betejë e vetme e madhe midis forcave të lindjes dhe perëndimit nuk duket se ka shumë gjasa. “Rënia e Trojës është pjesë e një panorame më të gjerë të rënies së gjithë epokës së bronztë,” thotë ai. “Gjithë G8-ta e botës së lashtë u shkatërrua.”

Me pak fantazi, sidoqoftë, fjalët e Homerit mund të përdoren për ta vendosur qytetin e Priamit në vendndodhjen në Turqi. Poeti i madh thotë se Troja është e thepisur dhe ku fryn erë, shumë ngjashëm me Hisarlikun. Ai e përshkruan atë si “me themele të forta”, “me dyer si kulla”, me rrugë e me një çitadel të pashkatërrueshme. Ai paraqet imazhin e një qyteti të madh të qeverisur nga një elitë e fuqishme, e mbrojtur nga mure të jashtëzakonshme, një qytet i madh i epokës së bronztë që mund të ketë strehuar midis katër mijë deri në dhjetë mijë banorë.

troja

Nga këto mure u dëshmuan disa nga humbjet më të mëdha të Trojës tek Iliada. Në librin 22, ka një moment prekës kur gruaja e Hektorit sheh trupin pa jetë të heroit që tërhiqet nga Akili përpara qytetit: “Kujat që vraponin e tërhiqnin atë drejt anijeve. Errësira e natës u përzje në sytë e Andromakës.”

Muret që luanin një rol kaq të rëndësishëm për Trojën në Iliadën e Homerit mund të lidhen gjithashtu me Hisarlikun: pjesë fundore të mureve, ende të dukshme sot, janë të gjera 4 deri në 5 metra, dhe 8 metra të lartë. Këto mure kanë kulla të shumta dhe dyer që mund të çojnë drejt e në qendrën e qytetit.

Çitadela ku jetonte elita drejtuese ishte një zonë me popullsi të dendur e me ndërtesa monumentale, si dhe shtëpi dykatëshe me hapësirë. Ndërsa planimetria e qytetit nuk del në pah deri në periudhën klasike të hekurit, sipas Joritt Kelder-it nga Instituti Oriental i universitetit të Oksfordit, “deri në atë kohë, ndarja e vetme reale ishte mes atyre që kishin pushtet dhe atyre që nuk kishin. Pushteti ishte qartësisht i fokusuar në çitadelë, ku jetonte mbreti, familja e tij e ngushtë dhe miqtë.”

Një qytet multikulturor

Nuk ka asnjë dyshim se Troja ishte një qytet i madh, me rëndësi strategjike, përgjatë epokës së bronztë. Vendndodhja e saj përmbi Dardanele donte të thoshte se ishte në mënyrë efektive rruga që të çonte në Detin e Zi dhe zotëronte një rrugë të rëndësishme tregtare.germime

E vendosur midis botës mykeane në perëndim dhe hititëve në lindje, ishte pikëtakimi mes dy kulturave të kundërta. Dhe duket se Troja lulëzoi për shkak të multikulturalizmit: arkeologët kanë gjetur prova të ndikimit të kulturave të huaja, si p.sh., artizanët lokalë që bënin poçeri të stilit perëndimor duke lënë gjurmën e tyre trojane. Ka gjithashtu prova të një tregtie të shtuar me Anadollinë (Turqinë e ditëve të sotme) dhe me civilizime të epokës së bronztë në Greqi. Troja ishte, për kohën, një qytet vërtet kozmopolitan.

“Ngjan pak me Londrën,” thotë Kelder, “një kryeqytet me shumë ndikime të huaja si rezultat i tregtisë dhe emigracionit. Nuk kam dyshim se të huajt ishin po ashtu banorë të Trojës në shekujt 14-13 para erës sonë.”

Jo vetëm që qyteti duket se kishte pranuar kultura të ndryshme, por Troja dhe mitologjia pas saj kanë pasur një ndikim në shkallë globale. Mbreti pers, Xerxes, në ekspeditën e tij përmes Greqisë, thuhet se kishte bërë një tribute për Athinanë në Trojë. Njëqind e pesëdhjetë vjet më pas, Aleksandri i Madh që shkoi të pushtonte perandorinë Perse, ndaloi në Trojë gjatë udhëtimit, dhe me gjasa mori edhe mburojën e Akilit nga tempulli i Athinasë.

Ai gjithashtu mori një kopje të Iliadës në ekspeditën e tij.

Madje, edhe romakët pretendonin se e kishin origjinën nga trojanët. Në Eneidën, poeti romak, Virgjili rrëfen historinë e trojanit Ena, i cili i shpëtoi luftës dhe udhëtoi në Itali e u shndërrua në një nga etërit themelues të Romës.  (Eneida thuhet se u shkruajt si një pjesë propaganda për perandorin August, që e lidhte veten me heroin trojan.)

Troja vazhdimisht ka frymëzuar kulturën perëndimore, që nga Shekspiri e deri tek filmat e Hollivudit. Ky është një qytet ku përfaqësimi i heroizmit dhe identiteti politik, si dhe kujtesa e madhërishme e vdekshmërisë së njeriut, kanë prekur njerëzimin përgjatë shekujve.

Ashtu siç epigramisti grek Euenus shkroi, vetë qyteti mund të ketë humbur dhe vetë ekzistenca e tij mund të jetë e debatueshme, por “Troja e Homerit ende ekziston, mbrojtur nga portat e bronzta”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Next Post
Një sallatë e shpejtë me thjerëza

Një sallatë e shpejtë me thjerëza

Putini dhe Erdogani hapin një faqe të re në marrëdhëniet ruso-turke, kriza mbetet pas

Putini dhe Erdogani hapin një faqe të re në marrëdhëniet ruso-turke, kriza mbetet pas

Izraeli u shkatërron shtëpitë palestinezëve në Bregun Perëndimor për të ndërtuar ngulime të paligjshme

Izraeli u shkatërron shtëpitë palestinezëve në Bregun Perëndimor për të ndërtuar ngulime të paligjshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni