Kancelari austriak Sebastian Kurz tha të premten se do të mbyllen shtatë xhami e do dëbohen disa imamë, që sipas tij predikojnë “islamit politik”.
Si argument janë marrë disa foto të rinjsh të veshur si ushtarë të Luftës së Parë Botërore e që mbajnë flamuj turq, përgjatë një aktiviteti përkujtues së betejës së Galipolit (Çanakalesë) ku forcat aleate u mposhtën nga to të ushtrisë turke.
Sputnik, për këtë rast shkruan se Kurz është një kritik i ashpër i “islamit politik”, dhe se ka diktuar ligjin mbi “mbrojtjen e fëmijëve”, i cili ndalon mbajtjen e hixhabit në institucionet parashkollore dhe në shkollat fillore për të siguruar se ata janë “nuk përballen me diskriminim në këtë moshë.”
Për më tepër, siç komenton Sputnik, kancelari Kurz ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj përpjekjeve të Turqisë për t’u bashkuar me BE-në, duke pretenduar se në këtë vend ka “shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe vlerave themelore demokratike”. /tesheshi.com/