Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë që caktoi 30 ditë burg për deputeten e opozitës, Donika Kadaj Bujupim, rindezi protestat e mbështetësve të opozitës në rrugët e Prishtinës.
Ata i vunë flakën një automjeti pranë godinës së qeverisë, ndërkohë që policia ndërhyu duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës.
Ndërkohë, deputetë të opozitës shprehen të vendosur për të vazhduar protestat e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë për Asocacionin dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj tha: “Ose do të na arrestojnë të gjithëve, ose nuk do të mbesë asnjë prej nesh i gjallë”./tesheshi.com/