Në një intervistë për A1 Report, kryebashkiaku Veliaj mohoi që ai të ishte transferuar në Turqi për kurim nga COVID, siç u raportua në disa media afër opozitës ditë më parë.
“Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë diku që të kapen….Nëse kundërshtarët kanë një alternativë më të mirë, meqë po afrojnë zgjedhjet, bujrum, por jo me rrena dhe sajesa. I mëshiroj, i kam falur…”, tha ndër të tjera Veliaj.
Ai sqaroi më tej se bashkë me të ishte infektuar dhe bashkëshortja e fëmija i vogël që kanë.
“Ne e kaluam të gjithë në shtëpi. Fillimisht u sëmurë djali. Me temperaturë 38, menduam se kishte dhëmballë. Më pas hetimi epidemiologjik tregoi që kishte kaluar COVID. Pastaj bashkëshortja dhe pastaj unë. U futa në karantinë. Ishin dy javë sfiduese. Nuk ia uroj as armikut më të madh”, theksoi njeriu që qeveris Tiranën.
Veliaj është politikani i nivelit më të lartë në Shqipëri, i infektuar me COVID. /tesheshi.com/