Një nga snowboarder-et më të talentuara të Britanisë, Ellie Soutter, u gjet e vdekur dy ditë më parë në ditëlindjen e saj të 18-të në rrethana ende të paqarta.
Ellie ishte një anëtare tepër popullore dhe e dashur e ekipit në Shoqatën Olimpike Britanike. Ajo ishte e vetmja fituese britanike e një medaljeje në Lojrat Olimpike Dimërore të Rinisë Europiane të mbajtur vitin e kaluar në Turqi. Asgjë nuk thuhet për shkaqet e vdekjes së saj.
Një ditë pas lajmit tragjik, babai i saj, Tony shkroi në Facebook se ishte krenar për të, porse bota e egër ia këputi nga shpirti. /tesheshi.com/