Alberto Franceschini – i cili themeloi “Brigadat e Kuqe” së bashku me Renato Curcio-n dhe Mara Cagol – ka ndërruar jetë më 11 prill, por lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur ditë më vonë. Ai ishte 77 vjeç dhe lindi në Reggio Emilia, në Italinë veriore.
Në vitin 1974, ai u arrestua nga karabinierët në një shtëpi ferme pranë Torinos dhe më pas u dënua me mbi 60 vjet burg për terrorizëm dhe pjesëmarrje në rrëmbim dhe vrasje.
Më pas, në vitin 1982 ai hoqi dorë nga veprimet e armatosura dhe u lirua nga burgu në vitin 1992.
Ai punoi në një kooperativë, objektivi kryesor i së cilës ishte integrimi i emigrantëve dhe ish-të burgosurve në tregun e punës. Vitin e kaluar, ai mori pjesë në një demonstratë në Milano në mbështetje të disidentit dhe politikanit rus Alexei Navalny.
Funerali i tij u mbajt në një rreth të ngushtë familjar dhe e vetmja gjë që u zbulua ishte se ai kishte kohë që përballej me një problem serioz shëndetësor. /tesheshi.com/