Ish-presidenti Alfred Moisiu, regjisorët Piro Milkani dhe Dhmitër Anagnosi (ky i fundit së bashku me të shoqen, aktoren Roza Anagnosti), Tinka Kurti, Margarita Xhepa etj., ishin ndër ata emra VIP që u vaksinuan në “Air Albania”, në emër të një përkujdesjeje ndaj aseteve të kombit, por dhe si një lloj mesazhi ndërgjegjsues vaksinimi, siç e ka argumentuar kryeministri Rama këtë lloj risie.
Gjetja e tij ngjalli shumë debat ditët e fundit, por Rama u mbrojt duke thënë se krahas tyre vaksnimi vijonte paralel dhe me të tjerë mbi 80-vjeçarë, pas status të dalluar shoqëror. Pra sipas tij, nuk kishte asnjë lloj diskriminimi, për të cilin u akuzua. /tesheshi.com/