Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ustallëqet “proceduriale” të Metës me Vetingun dhe takimi i tensionuar Rama-Lu

by te Sheshi
25/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ustallëqet “proceduriale” të Metës me Vetingun dhe takimi i tensionuar Rama-Lu

Loja e kryetarit të Kuvendit me procedurat e kandidatëve të Vetingut ka krijuar një pështjellim aq të madh sa ka shqetësuar ndërkombëtarët.

Siç mësohet, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka pasur një takim të tensionuar me kryeministrin Edi Rama, si pasojë e disa veprimeve të mazhorancës që kanë minuar Reformën në Drejtësi.

Çka ndodhur realisht?

Me anë të procedurës së shtyrjes “proceduriale”të shoshitjes së kandidaturave të Vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ende nuk ka nisur fazën e dytë të rivlerësimit të kandidatëve dhe për pasojë është shtyrë në kalenda faza e tretë; pra ngritja e Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë Speciale që do të niste lëvrimin e dosjeve të “peshqve të mëdhenj”.

Gjithçka është shtyrë për në vjeshtë, pra pas zgjedhjeve, kohë deri dikur mund të ndodhin të pabëra të tjera.

Për të sqaruar më tej të gjithë këto kalvar po përshkruajmë ustallëkun procedurial që shtyu pa zë dhe pa zhurmë Vetingun, ndërkohë që në bulvard është të ngritur “çadra e lirisë”.

Kuvendi rihapi garën për organet e Vetingut, Këshillit të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit; por duket se nuk ka më shumë interes për këtë proces. Disa herë u aludua se politika po tenton të bllokojë procesin dhe sinjalet e para janë dhënë.

Nga 164 kandidatë që u skualifikuan në fazën e parë, vetëm 44 kanë preferuar që të riplotësojnë dokumentet.

Meta detyroi Avokatin e Popullit që të rihapë garën, me argumentin se nuk kishte kandidatë të mjaftueshëm. Vetë organet e Vetingut kërkojnë 27 kandidatë, por vetëm 21 u cilësuan të denjë nga ONM.

Nga ana tjetër, në listën B të të kualifikuarve, 79 u deklaruan se plotësonin kriteret, mirëpo nuk kishin dokumentacionin e plotë dhe atyre iu dha një mundësi. Por çfarë ndodhi më pas?

Lista me 79 emrat e kualifikuar nga ONM nuk u bë kurrë publike dhe për këtë arsye Avokati i Popullit u detyrua që të hapë garën për të 140 emrat. Mirëpo duke qenë se kanë shfaqur interes vetëm 44 persona, lindin shumë pikëpyetje.

Po sikur nga këta 44 persona të kenë riplotësuar dokumentet ata që nuk janë në listën e ONM-së?

Nëse ka ndodhur kjo atëherë rrezikohet seriozisht procesi i Vetingut. Edhe 6 persona duhen, por nëse nuk ka shumëllojshmëri kandidatësh, atëherë sërish procesi vihet në pikëpyetje. Dhe duket se të gjithë kandidatët janë trembur nga ky proces duke shfaqur rrezikun e minimit të të gjithë reformës. Sipas informacioneve nga Avokati i Popullit, zyrat e saj do jenë të hapura deri ditën e hënë, kur skadon dhe afati për aplikantët. Pas mbylljes së afatit do bëhet verifikimi i dokumenteve dhe më pas do i dërgohen ONM.

Bllokohet lufta ndaj korrupsionit

Rihapja e garës për organet e reja të Vetingut ka bërë që të bllokohet lufta ndaj korrupsionit. Procesi i Vetingut pritet që të shtyhet deri pas zgjedhjeve. Avokati i Popullit javën që vjen mbyll garën dhe do i duhen disa ditë që të kryejë procesin e verifikimit, i cili mund të zgjatë gjatë gjithë javës. Më pas dosjet do i dërgohen Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili ka dy javë kohë që të mbyllë verifikimin e emrave dhe t’ia rikthejë Avokatit të Popullit. Pra do të thotë se emrat mund të jenë gati pas tre javësh, ose më saktë në fund të majit.

Më pas, Kuvendi do të mblidhet dhe ngrejë komisionin ad hoc. Por duke qenë se opozita vijon bojkotin, ky komision vështirë të ngrihet. Nëse ndodh një proces i tillë, e gjithë reforma bllokohet dhe për pasojë dhe lufta ndaj korrupsionit. Por edhe nëse PD shkon në Kuvend, ngritja e SPAK duket se është shtyrë për në vjeshtë. Por pse ndodh një gjë e tillë? Puna e parë që duhet të bëhet është Vetingu, i cili përfundon pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Kjo do të thotë se vetëm në korrik të gjithë do kenë kaluar në skaner. Nga ana tjetër, mungesa e vetingut bën që KLGJ dhe KLP të mos jenë funksionale.

Anëtarët prokurorë nuk mund të emërohen pa iu nënshtruar Vetingut dhe për këtë arsye procesi do zvarritet. Pasi të jenë ngritur KLGJ dhe KLP, ato nisin punën për ngritjen e SPAK. Por kjo gjë parashihet të ndodhë në qershor-korrik. Më pas duhet të përzgjidhen kandidatët dhe personeli i SPAK dhe Byrosë së Hetimit. Më shumë kohë do hajë përzgjedhja e personelit pasi sipas ligjit, edhe ata do i nënshtrohen verifikimeve dhe kjo do bëhet nga një komision ad hoc që do ngrihet.

Pra i gjithë ky proces nëse ecën sipas planit mund të mbyllet nga fundi i gushtit dhe BKH dhe SPAK mund të jenë funksionale në shtator. Por kështu siç ka nisur, me shumë gjasa procesi do shtyhet pa fund sepse e gjithë politika i trembet luftës ndaj korrupsionit./tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Sa herë mund të përdoret peshqiri i dushit?

Sa herë mund të përdoret peshqiri i dushit?

Izraeli shpërfillës ndaj rezolutës për ndalimin e ndërtimit të vendbanimeve në territoret palestineze

Izraeli shpërfillës ndaj rezolutës për ndalimin e ndërtimit të vendbanimeve në territoret palestineze

Të skuqësh një vezë ju duket e thjeshtë? E keni bërë gabim deri më sot

Të skuqësh një vezë ju duket e thjeshtë? E keni bërë gabim deri më sot

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni