Trupat siriane hynë në qytetin strategjik të Manbij, pasi grupet kryesore kurde të armatosura i bënë thirrje forcave të Asadit për t’u angazhuar në veri dhe për të ndihmuar në luftën kundër një ofensivë të mundshme turke.
Ushtria siriane ngriti flamurin duke thënë se do të garantojë siguri të plotë për të gjithë qytetarët sirianë dhe të tjerët që janë të vendosur në atë zonë.
Ka reaguar menjëherë presidenti Erdogan, duke e cilësuar këtë akt si më shumë një lloj “veprimi psikologjik”.
Erdogan ka thënë se delegacioni turk i kryesuar nga ministri i jashtëm Mevlüt Çavushoglu do të qëndrojë të shtunëm në Moskë, ku do të kryejë bisedime mbi Sirinë.
Ai njoftoi bisedime të reja mbi Sirinë dhe me presidentin rus Vladimir Putin.
Turqia kundërshton ndarjen e Sirisë dhe bën thirrje për përmbajtje në Manbij.
Erdogan tha gjithashtu tha se “puna e Turqisë në Siri përfundon kur të gjitha organizatat terroriste largohen nga vendi”.
Ministria turke e Mbrojtjes paralajmëroi të gjitha partitë në qytetin sirian Manbij që të përmbahen nga aktivitetet provokative dhe retorika që mund ta çonin rajonin në një pozitë edhe më të paqëndrueshme.
Është vënë re, ndër të tjera, se Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) nuk kanë “të drejtën për të reklamuar në emër të popullatës së atij rajoni, as kanë të drejtën dhe autoritetin për të ftuar disa elementë të tjerë” – u theksua nga Ankaraja.
Nga ana tjetër, Rusia përshëndeti hyrjen e ushtrisë siriane në Manbij.
“Natyrisht, kjo do të ndihmojë në stabilizimin e situatës. Zgjerimi i zonës nën kontrollin e forcave qeveritare është padyshim një prirje pozitive”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. /tesheshi.com/