Një delegacion i UNCHR-së ka takuar dëshmitarin X të PD-së, ose ndryshe Babalen, duke marrë parasysh kërkesën e tij për azil politik.
Autoritetet e Kosovës dhe të OKB-së kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun. Ai, së bashku më të birin u ndalua pak ditë më parë nga autoritetet policore në Kosovë. Ai ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta.
Sot pritet që UNCHR të shqyrtojë shkresën e ministrisë së Brendshme dhe të zyrës së OKB-së.
Veliu pranoi publikisht se zëri në audiopërgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ishte i tij. Ndërkaq, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm ka hedhur poshtë mundësinë se ka biseduar me Veliun.
Prokuroria ka bërë të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë. /tesheshi.com/